×

News

ALLED2 mbajti trajnimin për planifikimin e Kurrikulës me Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë

Dr. Anton Gojani filloi trajnimin për planifikimin e kurrikulës me Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë dhe mirëpriti përfaqësuesit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ADCKosovo Austrian Development Agency dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve.

Dr. Anton Gojani deklaroi se ALLED2 po kontribuon fuqishëm në krijimin e kulturës së Sigurimit të Cilësisë në sistemin Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

Këshilltarja e Ministrës së Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Znj.Majlinda Rizvanolli Bajraktari duke përshëndetur të gjithë të pranishmit në trajnim, shfrytëzoi këtë mundësi për të falënderuar Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë për punën e madhe të bërë deri më tani dhe rikonfirmoi mbështetjen e Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në sistemin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë si një nga prioritetet e Ministrës Arbërie Nagavci! Ajo poashtu ka falenderuar projektin ALLED2 dhe ADA/ ADCKOSOVO për punën e mirë në fushën e Sigurimit të Cilësisë!

Znj. Christine Bitzinger, Menaxhere i Programeve nga Austrian Development Agency ishte prezente në trajnimin me Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë, të organizuar nga projekti #ALLED2, ku po marrin pjesë dhe përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve!

“Është një nder i madh të jem këtu dhe të përforcoj angazhimin e ADA/ADC në sistemin arsimor në Kosovë “, deklaroi zonja Bitzinger.

Znj. Valbona Fetiu Mjeku Udhëheqëse e Divizionit për Sigurim të Cilësisë  Standarde në Arsim dhe Aftësim Profesional në Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  deklaroi se ky është një trajnim shumë i rëndësishëm për shkollat ​​dhe koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë dhe është e rëndësishme të qëndroni të përkushtuar dhe të punoni së bashku drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta për përmirësimin e sistemit “!

Z. Avni Gashi, kreu i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve ka vlerësuar punën e palodhur gjatë trajnimeve të kaluara me Drejtorët e Shkollave dhe Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë, duke deklaruar përkushtimin e parezervë drejt zbatimit të suksesshëm të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional!

Puna në ekip, përqendrimi, diskutimet konstruktive dhe ngritja e kapaciteteve jishin vetëm disa nga elementet të trajnimit me Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë për Planifikimin e Kurrikulës!

Një trajnim shumë domethënës mbi Planifikimin e Kurrikulës me Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë të 20 shkollave të mbështetura nga ALLED2.