×

Arsimi dhe aftësimi

Arsimi dhe aftësimi

Projekti ALLED2 do të mbështesë Ministrine e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrine e Punës dhe Mirëqenies Sociale në reformimin e sistemit arsimor për të lidhur arsimin me nevojat e tregut të punës dhe për të pasqyruar Kornizën Evropiane të Kompetencave Kryesore. Pesë fushat e rezultateve të pritura që do të mbulohen nga veprimi janë: 1.Arsimi i Lartë (AL) 2.Korniza Kombëtare e Kualifikimit (KKK) 3.Arsimi dhe Trajnimi Profesional (AFP) 4.Qeverisja e Arsimit dhe 5.Sistemet e Trajnimit që mbështesin rreshtimin dhe lidhjen midis Arsimit dhe Trajnimit me sektorin e Biznesit me sisteme të strukturuara. Qëllimi specifik i fazës ALLED2 është forcimi i cilësisë dhe rëndësisë së programeve të arsimit dhe trajnimit për tregun e punës dhe mbështetja e përshtatjes së kornizës legjislative dhe mekanizmave si një parakusht për rritjen e punësueshmërisë. Objektivat specifike janë: 1.Forcimi i lidhjes midis arsimit të lartë dhe nevojave të tregut të punës përmes zhvillimit dhe modernizimit të programeve te Arsimit te Lartë sipas nevojave të tregut të punës; 2.Përmirësimi i programeve te trajnimit të mësuesve, në mënyrë që ato të jenë në përputhje me kërkesat e Kurrikulës së Re të Kosovës dhe prioritetet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit; 3.Përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies praktike dhe zbatimi në shkollat e AFP-së dhe QAP-të, në sektorët thelbësorë të punës që kanë të bëjnë me nevojat e tregut, përfshirë këtu dhe udhëzimet për karrierën dhe këshillimin; 4.Mundësimi i një kuptimi më të mirë të kualifikimeve përfituese dhe ndërkombëtare dhe zhvillimi dhe modernizimi i mëtejmë i Sistemit të Kualifikimit në Kosovë, përkitazi me kualifikimet profesionale të Kornizës së Kualifikimeve. Projekti ALLED2 do të kërkojë të forcojë lidhjen dhe përafrimin e arsimit dhe aftësimit në arsimin e lartë dhe AFP / QAP me nevojën për MM në drejtim të zhvillimit të një sistemi dhe praktike mbështetëse të bashkëpunimit. Main actions include: enhancing cooperation of HEIs with enterprises, strengthening partnerships with international universities, development and accreditation of programs/ diploma supplement, enhancing faculty management and teacher professional development, and practical learning and possible employment. While project support to VET and VTCs includes improvement of teacher training programmes conform with the requirement of New Curriculum of Kosovo, enhancing the quality of practical and applied teaching and learning in VET schools and VTCs in core occupational relevant to market needs, including career guidance and counselling. Kjo nënkupton zbatimin dhe institucionalizimin e një sistemi klaster (cluster) në arsimin e lartë, ku programet e studimit në IAL-të publike do të shërbejnë si një qendër kompetence për industrinë dhe AFP-të. Veprimet kryesore përfshijnë:  Përmirësimin e bashkëpunimit të IAL-ve me ndërmarrjet;  Forcimin e partneritetit me universitetet ndërkombëtare;  Zhvillimin dhe akreditimin e programeve / suplementit të diplomës;  Rritjen e menaxhimit të fakultetit, zhvillimin profesional të mësuesve, mësimin praktik dhe punësimin potencial. Përderisa mbështetja për AFP-te dhe QAP perfshinë përmirësimin e programeve trajnuese të mësimdhënësve konform kërkesave nga Kurrikula e Re e Kosoves, përmirësimi i mësimdhënies dhe mësimnxenies praktike dhe asaj të aplikuar në Shkollat Profesionale dhe QAP ne profesionet thelbësore perkitazi me nevojat e tregut, përfshirë ketu konsultat dhe udhëzimet për karrierën. Projekti ALLED2 do të forcojë lidhjen dhe përafrimin e arsimit dhe trajnimit në arsimin e lartë dhe AFP / QAP me nevojat e tregut të punës ne kuptim të zhvillimit të një sistemi dhe praktike për të mbështetur bashkëpunimin. Kjo nënkupton zhvillimin e sistemeve te tregut te punes, për planifikimin dhe monitorimin e nevojave. Kjo gjithashtu nënkupton zhvillimin e programeve AL dhe AAP sipas nevojës së profesioneve dhe aftësive nga industria, kompanitë dhe ndërmarrjet. Poashtu, ekziston një nevojë për të forcuar kapacitetin e stafit në arsim, mbi të gjitha, mësuesit dhe trajnerët në ofrimin e programeve. Lidhjet midis arsimit dhe punës, të tilla si mësimi i bazuar në punë dhe këshillimi i karrierës për kalimin në tregun e punes duhet të përmirësohen. Struktura dhe sistemi i përgjithshëm për harmonizimin e nevojave dhe kërkesave mbështeten brenda kualifikimeve kombëtare dhe kornizës së cilësisë.