×

Sigurimi i cilësisë

Sigurimi i cilësisë

Një nga komponentët kryesorë të projektit ALLED2 është forcimi i mekanizmave të sigurimit të cilësisë brenda sistemit të arsimit dhe aftësimit, si parakusht për rritjen e punësueshmërisë dhe rëndësisë së programeve të arsimit dhe aftësimit. Fuqizimi i mekanizmave dhe procedurave të SC do të përmirësojë cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies praktike dhe të aplikuar në IAL, shkollat profesionale (SHP-AAP) dhe qendrat e aftësimit profesional (QAP) në sektorët profesional kryesorë të rëndësishëm për nevojat e tregut, përfshirë këshillim dhe orientimin në karrierë. Projekti do të sigurojë zbatimin dhe aplikimin e mekanizmave për SC në sektorët përkatës të ALLED2 për AAP në përputhje me kriteret e KKK / KEK (përfshirë zhvillimin me cilësi të lartë të kualifikimeve relevante për tregut të punës) dhe gjithashtu do të sigurojë mbështetje të drejtpërdrejtë për AKK dhe AKA duke përfshirë edhe procesin e monitorimit të post akreditimit. Rezultatet kryesore të pritura të projektit në lidhje me SC janë: Kualifikimet profesionale dhe standardet e profesionit plotësojnë kriteret e KKK për validim, aranzhimet e sigurimit të cilësisë (SC) janë përmirësuar më tej dhe janë elaboruar në nivelin të politikave si dhe janë definuar rrugët e progresit dhe ndërlidhjes ndërmjet AAP dhe AL. Për më tepër, projekti do të mbështesë komunikimin e zgjuar të arsimit dhe aftësimit me bazat e të dhënave përkatëse të tregut të punës në mënyrë që të shërbejë si informacion për përmirësimin e cilësisë dhe planifikimit të mëtejshëm të bazuar në evidence.