Kjo është faqja zyrtare e projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe i Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED Faza II”. Siç është paraqitur dhe aprovuar në raportin fillestar të projektit për qëllime të komunikimit, akronimi ALLED2 do të përdoret me të njëjtin kuptim.
Projekti ALLED 2 është vazhdim i ALLED 1
Për zhvillim të qëndrueshëm të shoqërive, duke qenë të gatshëm për Industri 4.0, të aftë të konkurrojnë në tregun global me çdo qytetar të përfshirë, cilësia e arsimit, e aftësimit dhe e mësimit tërëjetësor është esenciale për rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe për mirëqenien e çdo qytetari.
Njerëzit janë resursi më i çmueshëm
Që shoqëria të jetë në gjendje që të konkurrojë në tregun global dhe të jetë e gatshme për Industri 4.0, harmonizimi i arsimit dhe i aftësimit me nevojat e tregut të punës është proces i domosdoshëm dhe konstant për planifikim dhe zhvillim të mençur në afat të gjatë. Le të ecim përpara drejt procesit përmes projektit ALLED2 pasi e ardhmja është në shkollat tona sot.
Duke qenë të vetëdijshëm se arsimi është shtylla kurrizore e çdo shoqërie, projekti ALLED2 po ndërton mbi arritjet e ALLED1 me objektiv të qartë për të kaluar nga projekti i drejtuar drejt zhvillimeve të ngulitura në procese Kosovë në këtë sferë duke qenë të vetëdijshëm se bota e punës dhe bota e arsimit janë dy duar të trupit të njëjtë.
Nga projekti në proces
Projekti financohet nga BE brenda zarfit financiar IPA II 2017 për Kosovën me bashkëfinancim nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim ADA. Sipas IPA 2017, projekti i vendimit për financim implementohet nga Agjencia zhvillimore Austriake (ADA) e përfaqësuar nga Zyra Austriake për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Kosovë përmes Menaxhimit Indirekt.
Projekti implementohet nga Njësia për Implementim të Projektit nga ADA (NjIP).
Parimet e menaxhimit të strukturuar të njohurive që lidhen me grumbullimin e njohurive, shkëmbimin e njohurive dhe mësimin nga kolegët, si dhe transferimin e njohurive të nënkuptuara në njohuri të formalizuara po aplikohet horizontalisht.
Përgjatë tërë implementimit të projektit, ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit, integrimi i perspektivës gjinore dhe parimet e përfshirjes/ndikimit shoqëror po aplikohen horizontalisht në të gjitha rezultatet dhe aktivitetet e projektit.
Të gjitha publikimet e projektit ALLED2 janë lëshuar me ISBN numri nga Biblioteka Kombëtare e Republikës së Kosovës dhe janë të publikuara në tre gjuhët zyrtare: Gjuhën Shqipe, gjuhën Angleze dhe gjuhën Serbe
Objektivi i përgjithshëm i projektit ALLED2 është zvogëlimi i varfërisë përmes rritjes së pjesëmarrjes së tregut të punës dhe përmirësimit të punësueshmërisë për popullsinë në Kosovë.
Të gjitha veprimet dhe aktivitetet e planifikuara do ta mbështesin Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit së Kosovës (MASHTI) dhe Agjencionin e Punësimit në Republikën e Kosoves (APRK) në reformimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit për ta lidhur arsimin dhe aftësimin me nevojat e tregut të punës, dhe për ta reflektuar Kornizën Evropiane të kompetencave kryesore.
Qëllimi specifik i ALLED2 është që ta forcojë cilësinë dhe relevancën e programeve arsimore dhe aftësuese për tregun e punës dhe që ta mbështetë përshtatjen e kornizës legjislative dhe të mekanizmave, si një parakusht për rritjen e punësueshmërisë.
Vëmendja theksohet në hapin e radhës në harmonizimin e arsimit me tregun e punës; në ndërtimin e modeleve konkrete të bashkëpunimit dhe të masave midis arsimit dhe aftësimit dhe sektorit privat me efekte sistemike. Qasja e re e strukturuar e ndërtimit të një sistemi arsimor që i përgjigjet tregut të punës dhe mundësive të shumta që sjellin së bashku përfaqësuesit e arsimit dhe të tregut të punës, e thekson inovacionin si një forcë ngasëse në harmonizimin e arsimit me nevojat e tregut të punës.
Projekti ALLED2 synon që ta mbështetë një qasje inovative të strukturuar bazuar në parimin e helikës së trefishtë (sektori publik i strukturuar – akademia – bashkëpunimi me biznese) duke e ndërtuar një sistem arsimor, veçanërisht AAP, që i përgjigjet nevojave të tregut të punës dhe i kontribuon rritjes ekonomike dhe zhvillimit dhe punësimit të përgjithshëm.
Objektivat specifik të projektit, në përputhje me “Dokumentin e Veprimit të BE-së për Kosovën 2017”, Strategjinë e Arsimit të Kosovës dhe Agjendën e Reformës Ekonomike të Kosovës, janë:
Projekti ALLED 2 mbështetë përditësimin e programeve të AAP-së, si dhe cilësinë e proceseve mësimore në sektorët vijues në Kosovë: bujqësia, përpunimi i ushqimit, inxhinieri mekanike dhe sektori i energjisë. Sektorët e ndërhyrjeve të projektit janë përzgjedhur bazuar në rekomandimet dhe gjetjet nga “Analiza e Nevojave të Tregut të Punës – Perspektiva për të ardhmen në Kosovë” (Korrik 2019, ALLED2).
Përgjatë tërë implementimit të projektit, ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit, integrimi i perspektivës gjinore dhe parimet e përfshirjes/ndikimit shoqëror aplikohen horizontalisht në të gjitha rezultatet dhe aktivitetet e projektit.
Projekti i kontribuon rezultateve të pritura si më poshtë:
Rezultati i pritur 1: Programet e studimit shërbejnë si një qendër e kompetencave për industrinë dhe AAP: kurrikula, shtesa e diplomës dhe menaxhimi i fakulteteve janë përmirësuar, kanë lidhje me tregun e punës dhe çojnë në rritjen e punësueshmërisë;
Rezultati i pritur 2: Kualifikimet profesionale dhe standardet e profesionit i plotësojnë kriteret e KKK për validim, aranzhimet e Sigurimit të Cilësisë (SC) janë përmirësuar më tej dhe janë shtjelluar në nivelin e politikave dhe është definuar lidhja për shtigjet e përparimit ndërmjet AL dhe AAP;
Rezultati i pritur 3: Shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) dhe Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP) ofrojnë programe cilësore bazuar në nevojat e tregut të punës; përfshirë trajnimin e mësimdhënësve/aftësuesve, mekanizmat e qëndrueshëm të sigurimit të cilësisë dhe sigurimin e pajisjeve përkatëse;
Rezultati i pritur 4: Procedurat e qeverisjes të lidhura me arsimin dhe aftësimin përkrahin harmonizimin e arsimit dhe aftësimit me nevojat e tregut të punës;
Rezultati i pritur 5: Lidhja midis arsimit dhe aftësimit profesional (AAP) dhe sektorit të biznesit është më e strukturuar; mjetet e caktuara të planifikimit për AAP janë vendosur në mënyrë të qëndrueshme; dhe stimujt janë identifikuar dhe pilotuar.
Përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit: Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Agjencioni i Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK), universitetet publike, Departamentet Komunale të Arsimit (DKA), shkollat e AAP, Qendrat e Aftësimit Profesional (QAP), Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK).
Përfituesit e tërthortë të projektit: Studentët e AL, AAP dhe QAP, punëkërkuesit, sektori privat, nxënës e rritur, përfshirë gra dhe burra të ndryshëm.
Siç përcaktohet sipas DoA, projekti drejtohet nga Bordi Drejtues. Në fazën fillestare janë hartuar dhe aprovuar TeR të Bordit Drejtues (nga delegacioni i BE). BD i projektit do të sigurojë përkrahje për implementimin e projektit, monitorim adekuat të progresit të projektit, udhëzime të përgjithshme strategjike për të gjitha aktivitetet e kryera gjatë implementimit të projektit dhe marrjen dhe komentimin e raportimit. Bordi Drejtues do të mblidhet rregullisht (të paktën dy herë në vit). Takimet shtesë të Bordit Drejtues mund të mbahen me kërkesë të anëtarëve të Bordit Drejtues. Bordi Drejtues do të informohet nga NjIP dhe do t’i raportojë NjIP për mbarëvajtjen e projektit dhe do të bëjë rekomandime bazuar në informatat e dhëna nga NjIP dhe komentet e hisedarëve. Bordi Drejtues vlerëson, diskuton dhe miraton të gjitha raportet e kërkuara (fillestar, gjysmë-vjetor, vjetor dhe final). NjIP i inkorporon të gjitha rekomandimet e dhëna nga Bordi Drejtues në implementimin e projektit.
BD përbëhet nga një përfaqësues nga secili prej institucioneve vijuese:
Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) – anëtar votues
Agjencioni i Punësimit në Republikën e Kosovës (APRK) – anëtar votues
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (EUOK) – anëtar votues
Agjencioni Austriak per Zhvillim (ADA) – anëtar votues; në rastin e votimit të barabartë të pazgjidhur (shpërndarje të barabartë të votave) ADA e ka të drejtën e vendimit përfundimtar pasi që e ka përgjegjësinë e përgjithshme për projektin.
Fondacioni Evropian për Trajnime (ETF) – vëzhgues – anëtar jo-votues
Drejtues i ekipit – anëtar jo-votues
Në periudhën raportuese, anëtarët përkatës të BD emërohen nga institucionet përkatëse sipas komunikimit zyrtar nga NjIP në përputhje me TeR.
Përfaqësuesit e nominuar të Bordit Drejtues:
Bordi këshillëdhënës
Bordi Këshillëdhënës ALLED2 u themelua për të siguruar komunikim efikas dhe efektiv, si dhe implementim të shëndoshë të projektit dhe përfshirjen e të gjithë hisedarëve të projektit me iniciativën e NjIP.
Bordi Këshillëdhënës (BK) përbëhet nga përfaqësues të caktuar nga institucionet kryesore përkatëse të projektit pa të drejtë vote.
BK përbëhet nga një përfaqësues nga secili prej institucioneve vijuese:
Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA)
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK)
Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK)
Konferenca e Rektorëve (KR)
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK)
Universiteti i Prishtinës (UP)
Njësia Implementuese e Projektit (PIU-ALLED2)- udhëheqës i ekipit dhe udhëheqësit e komponentëve kryesorë