×

Qeverisja e zgjuar

Qeverisja e zgjuar


Projekti Alled2 mbështet zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm për harmonizimin e arsimit dhe trajnimit me nevojat e tregut të punës dhe sektorët që kanë potencialin më të mirë për të mbështetur punësimin dhe rritjen ekonomike në Kosovë. Qeverisja e zgjuar është e vendosur të përmirësojë arsimin dhe aftësimin, ndër sektorët e tjerë, për të mbështetur zhvillimin socio-ekonomik në Kosovë. Inovacioni i cili është një forcë shtytëse në përafrimin e arsimit me nevojat e tregut të punës, do të nxitet përmes afrimit të përfaqësuesve të arsimit dhe përfaqësuesve të tregut të punës, përmes modeleve të strukturuara të bashkëpunimit me efekte sistemike. Përmes implementimit dhe institucionalizimit të një sistemi ‘’cluster’’ në arsimin e lartë i cili do të shërbejë si një qendër kompetencash për industrinë dhe arsimin dhe aftësimin profesional (AAP), projekti Alled2 do të mbështesë përmirësimin e një koordinimi strategjik në terren dhe prioritizimin e nevojave të industrisë dhe tregut të punës, për rritjen e punësueshmërisë.

Projekti Alled2 mbështet gjithashtu bashkëpunim të strukturuar ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes mbështetjes për zhvillimin e sistemit LMIS për mbledhjen e të dhenave, që përfshin informacione nga AAP dhe QAP. Ndërhyrjet kryesore që përfshijnë përmirësimin e sistemit të informacionit për tregun e punës, integrimin e sistemeve të informacionit për arsimin dhe punësimin dhe ndërtimin e sistemeve për bashkëpunim të strukturuar në mes AAP dhe Bizneseve, do të krijojnë një mjedis bashkëpunues të qëndrueshëm të bazuar në komunikim dhe transparencë, për krijimin e politikave të bazuara në evidencë, për  përafrimin e edukimit dhe trajnimit me nevojat e tregut të punës. Këto ndërhyrje që nxisin komunikimin dhe bashkëpunimin me bizneset çojnë në zhvillim më të shpejtë ekonomik të Kosovës, duke përfshirë rritjen e ndërmarrsisë dhe specializimin e zgjuar, duke e bërë Kosovën të gatshme për industrinë 4.0 për të garuar në tregun global.