×

News

ALLED2 mbajti takimin e dytë ne prezantimin e analizës së proceseve aktuale të validimit të kualifikimeve në KKK në Kosovë.

Udhëheqesja e projektit #ALLED2 Znj. Efka Heder falenderoi Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe të gjithë anëtarët e grupit punues duke iu uruar mirëseardhje në takimin e dytë ne prezantimin e analizës së proceseve aktuale të validimit të kualifikimeve në KKK në Kosovë.

Znj. Majlinda Rizvanolli Bajraktari , Këshilltare e Ministrës në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit falenderoi të gjithë anëtarët e grupit punues për pjesëmarrjen, duke thekësuar rendësinë e kontributit të të gjithë grupit punues të nominuar nga MASHTI.

Drejtori i Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve Z.Arber Salihu përshëndeti punën e derimëtanishme të këtij grupi punues i nominuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Z. Salihu poashtu shtoj që kontributi i ketij grupi punues është i një rëndësie të madhe.

Dr. Anton Gojani, koordinator për Sigurim të Cilësisë në projektin #ALLED2, gjatë takimit të dytë të grupit punues sot i cili u mbajt në Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit , shtjelloi mbështetjen e projektit ALLED2 lidhur me Validimin, Akreditimin dhe Niveli 5 të KKK në Kosovë.

Ekspertët e #ALLED2 Prof.Dr. Dijana Vican dhe Dr. Bardha Qirezi prezantuan analizën e procesit aktual të validimit të kualifikimeve në KKK në Kosovë në grupin e parë punues me anëtarët e emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit