×

News

ALLED 2, ADA/ADC në Kosovë vazhdojnë operimin nga distanca

Ekipi ALLED2 dhe ADA / ADC në Kosovë kanë ndjekur nga afër ngjarjet lidhur me pandeminë globale COVID-19, pasi kjo situatë alarmante dhe shumë serioze arriti edhe në Kosovë.

Mendjet tona janë me të gjithë të prekurit, me këtë virus.

Marrë parasysh këtë situatë emergjente, dëshirojmë të njoftojmë partnerët tanë dhe palët e interesuara që Ekipi i Projektit ALLED2 / ADA në Kosovë, vazhdon të funksionojë sipas orëve normale të biznesit. Sidoqoftë, për shkak të masave paraprake në fuqi, operimet tona janë duke u ndërmarrë nga distanca, në mënyrë që të sigurohet një mjedis i sigurt dhe i shëndoshë për të gjithë.

Meqenëse stafi ynë është i paisur me të gjitha resurset e nevojshme për mbarëvajtjen e rregullt te orarit të punës, homologët tuaj në Projekt dhe në Zyrën e Koordinimit ADA / ADC janë në dispozicionin tuaj për çdo nevojë. Të njejtit mund të kontaktohen me anë të telefonit dhe emailit zyrtar, në numrat dhe kredencialet e zakonshme.

Në pritje që situata të normalizohet në nje afat sa më të shpejt, të gjithë duhet të vazhdojmë të punojmë nga distanca dhe të jemi në gjendje të veprojmë normalisht, duke mbajtur një qëndrim pozitiv dhe duke mbështetur njëri-tjetrin për të qenë të gatshëm për të përmbushur sfidat në periudhën e ardhshme.

Në fund, ju urojmë të gjithë partnerëve tanë, kolegëve dhe përfituesve dhe familjeve tuaja brenda dhe jashtë vendit të gjitha më të mirat, pozitivitet, sukses të vazhdueshëm, dhe mbi të gjitha shëndet dhe lumturi.

ALLED2- ADA / ADC në Kosovë