×

News

Punëtoria ‘’Diskutimi mbi grupin e dokumenteve të zhvilluara nga Projekti ALLED2 për AKK’’

Më 19 shkurt 2025, Projekti ALLED2, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), organizoi një punëtori të rëndësishme me temën “Diskutimi mbi grupin e dokumenteve të zhvilluara nga Projekti ALLED2 për AKK”. Ky takim ishte një mundësi për të diskutuar dhe analizuar dokumentet kyçe të zhvilluara gjatë realizimit të këtij projekti, të cilat lidhen ngushtë me Regjistrin Kombëtar për Kualifikime, Manualet dhe Udhëzuesit e procesit të validimit të kualifikimeve, si dhe me akreditimin e Institucioneve për Arsim dhe Aftësim Profesional (IAAP).

Një fokus i veçantë ishte dokumentacioni që ka të bëjë me monitorimin e institucioneve pas procesit të akreditimit, një hap i rëndësishëm për sigurimin e vazhdimësisë dhe cilësisë së shërbimeve arsimore dhe të aftësimit. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e përmirësimit të vazhdueshëm të këtyre dokumenteve dhe proceseve, për të krijuar një sistem më të fuqishëm dhe më efikas që garanton cilësi më të lartë në IAAP-të.

Përfaqësuesit e Projektit ALLED2, shprehën angazhimin e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre dokumenteve dhe për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me AKK-në, në mënyrë që të përmirësohen proceset që lidhen me sigurimin e cilësisë.

Projekti ALLED2, duke e vlerësuar rëndësinë e këtij takimi, shfrytëzon këtë mundësi për të shprehur falemnderime ndaj AKK-së për angazhimin dhe kontributin e vlefshëm që ata dhanë gjatë diskutimeve të zhvilluara, duke siguruar kështu një hap më afër arritjes së standardeve të larta të cilësisë në fushën e Arsimit dhe Aftësimit Profesional. Ky bashkëpunim do të kontribon në avancimin e mëtejshëm të sistemeve dhe proceseve që rrethojnë kualifikimet dhe akreditimet në Kosovë.