×

News

Projekti ALLED2 mbajti Trajnimin e Trajnerve për Sigurim të Cilësisë në Arsim dhe Aftësim Profesional

Dr. Anton Gojani gjatë hapjes së sesionit të Trajnimit të Trajnerve për Sigurim të Cilësisë në Arsim dhe Aftësim Profesional theksoi se “Dijet e fituara gjatë dy viteve të trajnimit për Sigurim të Cilësisë duhet të ndahen me të tjerët. Kur dija ndahet, ajo rritet dhe shfrytëzohet për të mirën e të tjerëve, e që është edhe roli juaj si Trajner të Trajnerëve”.

Ekspertja e projektit #ALLED2 Znj. Lindita Boshtrakaj ka mbajtur ditën e dytë të Trajnimit të Trajnerëve për Sigurim të Cilësisë në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Dr. Anton Gojani, koordinator për Sigurim të Cilësisë dhe Arsim të Lartë në projektin #ALLED2 deklaroi se është thelbësore të kuptohet rëndësia e zhvillimit të përhershëm të kulturës së Sigurimit të Cilësisë. “Cilësia është baza e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Dr. Gojani.