×

News

Projekti ALLED2 ka arritur që të finalizojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Bashkëpunimit mes 4 shkollave profesionale dhe 15 bizneseve

Projekti #ALLED2 në vazhdën e aktiviteteve të tij në përkrahje të bashkëpunimit mes institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Sektorit Privat, ka arritur që të finalizojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Bashkëpunimit mes 4 shkollave profesionale dhe 15 bizneseve që operojnë në 6 komuna të Kosovës. Këto marrëveshje kanë synim bashkëpunimin e strukturuar mes shkollave profesionale dhe bizneseve të sektorëve të ndryshëm, për të realizuar punën praktike në kuadër të shkollimit të nxenësve, me theks të veçantë në realizimin e Intershipit për nxenësit e këtyre institucioneve në bizneset në komunat e tyre përkatëse.Marrëveshjet janë nënshkruar në njërën anë nga 4 shkolla profesionale, siç janë: Shmt” Nexhmedin Nixha “– Gjakovë; Sh.M.T Skender Luarasi – Suharekë; SHMLP “Mithat Frashëri” Faqja zyrtare – Rahovec dhe SH.M.P. “Fehmi Lladrovci”– Drenas. Ndërsa në anën e bizneseve, marrëveshjet janë nënshkruar nga 15 biznese, siç janë: Daija Metal SHPK, INOVA SHPK, KoBA SHPK, SHEHU SHPK, D&T SHPK, Greenhouse SHPK, LUMI Shpk, Nika Enterier, Paradisa GmbH, Noll Maschinenbau, Treventi Group, N’VI Furniture, AMW Interiors SHPK, Agro Krushs, Green Food, Kosova Wine dhe Daka Win. Projekti ALLED2 do të vazhdojë edhe në muajt në vijim me nënshkrimin e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit mes shkollave profesionale që perkrah projekti dhe shumë bizneseve në komunat ku ndodhen shkollat profesionale.

Znj. Efka Heder – udhëheqëse e projektit ALLED2, u shpreh shumë e lumtur me nënshkrimin e këtyre Memorandumeve të Bashkëpunimit mes shkollave profesionale të përkrahura nga ALLED2 dhe 15 bizneseve, ku theksoi rëndësinë që ka ky bashkëpunim si për institucionet e Arsimit Profesional, ashtu edhe për vetë bizneset, duke falenderuar dy palët për bashkëpunimin konstruktiv dhe kontributen e derimëtanishem.

Z. Agon Dula – Kordinator për Bashkëpunim mes Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Sektorit Privat në kuadër të projektit ALLED2, theksoi mundësitë e shumta që rrjedhin nga ky bashkëpunim, si në aspektin e zhvillimit të shkathtësive praktike të nxënësve në ambiente biznesore të suksesshme, poashtu edhe në kuptim të identifikimit të kandidatëve potencial nga ana e bizneseve për t’i punësuar këta të rinj pas kryerjes së pjesës praktike të të mësuarit edhe në kuadër të periudhes së internshipit që do të kalojnë në kompaninë e tyre. “Projekti ALLED2 në vazhdimësi ka pasur një bashkëpunim dhe koordinim të mrekullueshëm me sektorin privat, sikurse edhe në këtë rast me kompanitë prezente të cilët kanë qenë të gatshëm gjithmonë që të japin kontributin e tyre në kuadër të zbatimit të shumë aktiviteteve në kuadër të projektit ALLED2”- shtoi Z. Dula.

Z. Butrint Batalli, Udheheqes i ekipës së ekspertëve nga kompania INOVA Consulting e angazhuar në këtë aktivitet në kuadër të projektit ALLED2, theksoi se punët brenda këtyre kompanive zhvillohen sipas standardeve dhe praktikave bashëkohore që do të luaj rol të rëndësishëm tek nxënësit përmes zgjerimit të njohurive dhe përgatitjes së tyre në përputhje me nevojat e tregut të punë. Z. Batalli ka sqaruar që ekspertët e tyre janë duke punuar edhe në identifikimin e një pako të stimujve për bizneset e sektorit privat, që do t’i propozohen Qeverisë së Kosovës, për të nxitur përfshirjen e tyre në një bashkëpunim sa më të mirëfilltë me institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Z. Astrit Rexhaj, ekspert i angazhuar në këtë aktivitet në kuadër të projektit ALLED2, theksoi se bashkëpunimet e tilla janë rruga e duhur drejt zhvillimit të shkathësive tëk të rinjët tanë, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe promovimit të potencialit që ka Kosova, si nga ana e Shkollave Profesionale, ashtu edhe nga ana e Bizneseve tona. Z. Rexhaj ka theksuar edhe rolin e rendesishem që ka edhe niveli i qeverisjes komunale në shtytjen dhe përkrahjen e një bashkëpunimi më të strukturuar mes bizneseve dhe shkollave profesionale.