×

News

Expertët e projektit prezantuan analizën e procesit aktual të validimit të kualifikimeve në KKK në Kosovë në grupin e parë punues

ALLED2 ka mbajtur takimin e parë i grupit punues të themeluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në rishikimin e procedurave të akreditimit dhe validimit të kualifikimeve dhe definimi i kritereve për nivelin e 5-të të KKK-së, duke përfshirë rrugët e progresit prej AAP-së në AL.

Udhëheqesja e projektit #ALLED2 Znj.Efka Heder ka falenderuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe të gjithë anëtarët e grupit punues duke iu uruar mirëseardhje në takimin e parë ne prezantiminne analizës së proceseve aktuale të validimit të kualifikimeve në KKK në Kosovë.

.Znj. Valbona Fetiu Mjeku , udhëheqëse e departamentit për Sigurim të Cilësisë dhe Standarte në AAP Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, falenderoi të gjithë anëtarët e grupit punues për pjesëmarrjen, duke thekësuar rendësinë e kontributit të të gjithë grupit punues të nominuar nga MASHTI.

Drejtori i Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve Z.Avni Gashi përshëndeti fillimin e punës të këtij grupi punues i nominuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.Z. Gashi poashtu shtoj që kontributi i ketij grupi punues është i një rëndësie të madhe.

Dr. Anton Gojani, koordinator për Sigurim të Cilësisë në projektin #ALLED2, gjatë takimit të parë të grupit punues i cili u mbajt në Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shtjelloi mbështetjen e projektit ALLED2 lidhur me Validimin, Akreditimin dhe Niveli 5 të KKK në Kosovë.

Kurse ekspertët e #ALLED2 Prof.Dr. Dijana Vican dhe Dr. Bardha Qirezi prezantuan analizën e procesit aktual të validimit të kualifikimeve në KKK në Kosovë në grupin e parë punues me anëtarët e emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit