×

News

ALLED2 ka përfunduar punëtorinë “Trajnimi i Trajnerëve” për Sigurim të Cilësisë me koordinatorët e cilësisë në QAP-a

Udhëheqësja e projektit #ALLED2 Znj. Efka Heder me kënaqësinë më të madhe iu uroi mirëseardhje drejtoreshës së Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, Koordinatorëve të Cilësisë në Qendrat e Aftësimit Profesional si dhe Koordinatoreve te Cilesise Sherbimit Korrektues të Kosovës në Punëtorinë lidhur me Trajnimin e Trajnerëve për Sigurim të Cilësisë në Qendrat e Aftësimit Profesional!

Znj. Jehona Namani Rexha, drejtoreshë e Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës falenderojë projektin #ALLED2 për mbeshtjen e Qendrave te Aftësimit Profesional në Kosovë lidhur me Sigurimin e Cilësisë. “Le të shërbej ky trajnim si mundësi e mirë për përmisimin dhe zhvillimin e mëtutjeshëm në Qendrat e Aftësimit Profesional në Kosovë”- tha Znj. Namani Rexha duke inkurajuar Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë gjatë punëtorisë së sotme!

Dr. Anton Gojani, koordinator për Sigurim të Cilësisë dhe Arsim të Larte në projektin #ALLED2 sot përgjatë trajnimit me koordinatorët e cilësisë deklaroi se është thelbësore të kuptohet rëndësia e zhvillimit të përhershëm të kulturës së Sigurimit të Cilësisë. “Cilësia është baza e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Dr. Gojani.

Ekspertja e projektit #ALLED2 Znj. Lindita Boshtrakaj ka mbajtur Trajnimit të Trajnerëve për Sigurim të Cilësisë me koordinatorët e cilësisë në Qendrat e Aftësimit Profesional