×

News

ALLED2 mbajti takimin e tretë lidhur me prezantimin e propozimeve për përditësimin e manualeve për validimin e kualifikimeve në KKK në Kosovë – Faza 2

Udhëheqesja e projektit #ALLED2 Znj. Efka Heder falenderoi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe të gjithë anëtarët e grupit punues duke iu uruar mirëseardhje në takimin e tretë prezantimi e propozimeve për përditësimin e manualeve për validimin e kualifikimeve në KKK në Kosovë – Faza 2

Znj. Majlinda Rizvanolli Bajraktari, Këshilltare e Ministrës së Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, falënderoi të gjithë që ishin pjesë e grupit të punës dhe theksoi rëndësinë e madhe të pranisë së të gjithëve në këtë takim vendimtar të punës dhe theksoi kontributin e të gjithë grupit punues të nominuar nga MASHTI.

Drejtori i Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve Z.Arber Salihu përshëndeti punën e derimëtanishme të këtij grupi punues i nominuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe InovacionitZ. Salihu poashtu shtoj që kontributi i ketij grupi punues është i një rëndësie të madhe.

Dr. Anton Gojani, koordinator për Sigurim të Cilësisë në projektin #ALLED2, gjatë takimit të tretë të grupit punues sot, shtjelloi mbështetjen e projektit ALLED2 lidhur me Validimin, Akreditimin dhe Niveli 5 të KKK në Kosovë.

Sot ekspertët e #ALLED2 Prof.Dr. Dijana Vican dhe Dr. Bardha Qirezi prezantuan propozimet për përditësimin e manualeve për validimin e kualifikimeve në KKK në Kosovë – Faza 2 në grupin e tretë punues me anëtarët e emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit