×

News

Krijohet Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

https://www.facebook.com/watch/?v=669466067831402

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar themelimi i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, për të harmonizuar AAP-në me nevojat e tregut të punës në Kosovë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky komision ka një rol shumë të rëndësishëm për të luajtur sepse arsimi profesional është vendimtar për zhvillimin socio-ekonomik të vendit.


Anëtarë të Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të arsimit profesional do të jenë Albin Kurti, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati, Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Majlinda Rizvanolli Bajraktari, Enis Spahiu. Më tej, kryeministri Kurti tha se mund të ftohen edhe anëtarë të tjerë dhe Komisioni mund të formojë task forca speciale lidhur me zhvillimin e AAP-së, sipas nevojës.