×

News

Ngjarja lansuese e “ALLED II”

Ngjarja lansuese e “ALLED II” – Projekti “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit me nevojat e tregut të punës”, të hënën, 27 maj 2019 në Hotelin EMERALD në Prishtinë.

I ndërtuar mbi rezultatet e arritura të Programit ALLED I, së bashku me mësimet e mësuara, Projekti ALLED II – “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit me nevojat e tregut të punës” u themelua bashkërisht nga Komisioni Evropian dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe implementohet nga Agjencia zhvillimore Austriake (ADA) si Njësi Operative e ADC.

Projekti “Harmonizimi i arsimit dhe aftësimit me nevojat e tregut të punës” – ALLED II synon që ta zvogëlojë varfërinë përmes rritjes së pjesëmarrjes në tregun e punës dhe përmirësimit të punësueshmërisë së popullatës në Kosovë. Qëllimi i tij kryesor është përkrahja e kornizës legjislative dhe e mekanizmave në mënyrë që ta forcojë cilësinë dhe relevancën e programeve të Arsimit dhe Aftësimit dhe kontributin e tyre në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Më 27 maj 2019, ALLED II organizoi ngjarjen lansuese të programit, duke i mbledhur të gjithë aktorët dhe partnerët e saj. Aty u ftuan gjithsej 180 mysafirë, duke përfshirë mysafirë të nivelit të Ambasadorëve, përkatësisht, Shkëlqesinë e saj znj. Nataliya Apostolova, Ambasadoren e BE-së në Kosovë, Shkëlqesinë e tij z. Gernot Pfandler, Ambasadoren e Austrisë në Kosovë, si dhe Ministrat e Qeverisë së Kosovës si p.sh.: z. Shyqiri Bytyqi, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Skender Reçica, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Besim Beqaj, Ministër i Inovacionit dhe Sipërmarrjes, z. Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, si dhe një numër të përfaqësuesve nga Parlamenti i Republikës së Kosovës, Rektorë të Universitetit, Drejtorë të departamenteve komunale të arsimit dhe përfaqësues të shkollave dhe ekspertë të arsimit.

Duke pasur parasysh rëndësinë dhe interesimin e madh të audiencës për projektin në fjalë, në këtë ngjarje u mbajt edhe seanca për Pyetje dhe Përgjigje me një panel të përbërë nga Ambasadorë, Ministra dhe nga Drejtuesi i Ekipit të Projektit ALLED II, të cilët iu përgjigjën pyetjeve në cilësinë e tyre gjegjëse.

Sa i përket mbulimit mediaë, kjo ngjarje u mbulua nga dy (2) kanalet kryesore televizive kosovare dhe tetë portalet më të mëdha të lajmeve në internet.