×

News

U mbajt ceremonia e certifikimit në kuadër të Sigurimit të Cilësisë në Shkolla e Arsimit dhe Aftësimit Profesional

39 Drejtorë të Shkollave dhe Koordinatorë për Sigurim të Cilësisë , duke përfshirë 14 trajnerë ka certifikuar Ministria e Arsimit dhe projekti ALLED2, pas përfundimit të trajnimeve për Shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional për Sigurim të Cilësisë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se sigurimi i cilësisë është prioritet i qeverisë.

“Sigurimi i cilësisë është një element kryesor, është po ashtu shumë i rëndësishëm per Ministrinë dhe është një nga prioritetet e qeverisë tonë. Me këtë rast, për shkollat profesionale, e arritëm në angazhim me projektin ALLED2. Programi i trajnimit është ofruar gjatë vitit 2021 dhe 2022. Janë hartuar dhe pilotuar rregulloret e brendshme për sigurimin e cilësisë”, ka shtuar ajo.

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe

“Projekti i Alled ka mbështetur shkollat profesionale për të mirëmbajtur mekanizmat e sigurimit të cilësisë. Duhet të fokusohemi edhe në atë çka kemi arritur, 31 kordinatorë nga 20 shkolla profesionale në Kosovë dhe drejtorët e shkollat kanë marrë pjesë në një program gjithëpërfshirës të përgatitur nga ana jonë. Arsyeja pse kemi zbatuar këtë projekt, është që të ndihmojmë shkollat profesionale që të jenë më konkurruese”, u shpreh ai.


E përfaqësuesi nga Zyra e BE-së në Kosovë, Johannes Madsen theksoi se ky është një intervenim i domosdoshëm në Kosovë.

Drejtoresha e ALLED 2, Efka Heder në ceremoninë e certifikimit theksoi se trajnimet janë zhvilluar në 30 për qind të shkollave.

“Jemi të gatshëm për implementimin në të gjitha shkollat në përputhje me politikat e BE-së”, ka thënë ajo.

Dr. Anton Gojani, Koordinator për Sigurim të Cilësise dhe Arsim të Lartë, shpalosi procesin e trajnimeve deri tek certifikimet. 

Znj.Lindita Ibishi, eksperte e projektit ALLED2 thekësoi që ishte e lumtur të zhvillonte trajnimet në fjalë, me drejtorë dhe koordinatorë të shkollave kaq entuziast dhe të përkushtuar.

“Shkalla e papunësisë mbetet e lartë me 17,7 për qind. Problemi më i madh është se fuqia punëtore joaktive mbetet 60 për qind, kryesisht gratë. Ka arsyeje të shumt apse është kjo gjendje kështu. Bizneset private nuk janë të kënaqur me shkathtësisë dhe hezitojnë të marrin studentët në punë që kanë dalë nga shkollat profesionale. Aktivitetet e trajnimet janë madhëahtorë sa i përket këtij drejtimi”