×

News

ALLED2 prezantoi “Formulën Financiare-Propozim për Përmirësim” dhe web-platëformën e Planifikimit financiar në AAP

Projekti ALLED2 mbajti seancen njoftuese lidhur me “Planifikimin financiar për AAP sistemet në Kosovë” dhe prezantimin e web-platëformës për financimin financiar në AAP.

Udhëheqësja e projektit #ALLED2 Znj. Efka Heder përshëndeti përfaqësuesit e Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave / Republika e Kosovës, CVETAE, UBT – Higher Education Institution dhe pjesëmarresit e tjerë duke thekesuar rendesine e planifikimit financiar ne institucionet arsimore. Ajo poashtu falenderoi te gjitha institucionet e pranishme per mbeshtetjen dhe bashkepunimin e shkelqyeshem deri me tani.

Z. Agon Dula Koordinator për AAP dhe Sektorin Privat brenda projektit #ALLED2 shpalosi “Formulën Financiare-Propozim për Përmirësim” dhe web-platëformën e Planifikimit financiar në AAP tek departamenti i AAP-së të Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave / Republika e Kosovës, CVETA dhe institucionet tjera relevante të AAP-së në Kosovë.

Profesor Edmond Hajrizi, rektor i UBT – Higher Education Institution prezantoi “Formulën Financiare-Propozim për Përmirësim” dhe web-platformën për planifikim Financiar të AAP-së tek të gjitha institucioneve përkatëse të sistemit të AAP-së në #Kosovë duke shpjeguar në tërësi rëndësinë e planifikimit financiar në institucionet arsimore në vend.

Diskutime konstruktive mbi sfidat dhe mundësitë e aplikimit të Formulës Financiare dhe mundësitë e simulimit nga institucionet përkatëse të sistemit #AAP#Kosovë, pasuan pjesën tjetër të këtij sesioni të mbajtur në ambientet e Ministrise se Arsimit, Shkences, Teknologjise dhe Inovacionit.