×

News

ALLED2 prezanton Barometrin e Tregut të Punës

Ne Projektin ALLED2 te financuar nga Bashkimi Evropian ne Kosove – BE, bashke-financuar nga Bashkepunimi Austriak per Zhvillim – ADC dhe implementuar nga Agjencioni Austriak për Zhvillim -ADA, sot u hodh nje hap strategjik para digjitalizimit te institucioneve te Kosoves.

Gjate prezantimit të Barometrit të Tregut të Punes, Ambasadori I Bashkimit Evropian ne Kosovë Z. Tomáš Szunyog përshendeti krijimin e kësaj plateforme dhe theksoi rëndësine e madhe që ka digjitalizimi ne instititucionet e Kosoves.

Në anën tjeter, ambasadori I Austrisë në Kosovë Z. Christoph Weidinger deklaroi që shteti Austriak është I lumtur që mbështet sistemin e arsimit ne Kosovë dhe theksoi se duke harmonizuar tregun e punës me arsim, Kosova po bën një hap të qendrueshem në zhvillimin ekonomik te saj.

Ministri I Punës dhe Mirëqenies Sociale Z. Skender Recica, si dhe Ministri I Arsimit dhe Shkences Prof. Dr. Rame Likaj pershendeten krijimin e Barometrit të Tregut të Punës, si mjet dhe platformë tejet e rëndësishme, e cila mundëson krijimin e politikave me te mira perkitazi me zvoglimin e papunesise në vend, në këtë treg shumë dinamik të punës.

Drejtori I Agjencionin për Punësim APRK, Z. Drin Haraqia deklaroi se Barometri I Tregut të Punës do të sigurojë harmonizimin e kërkesës dhe ofertës, do të zvogëlojë hendekun midis trajnimit dhe punësimit, duke u siguruar që papunësia të minimizohet.

Dr. Anton Gojani nga projekti ALLED2 theksoi se ndërveprimi i të dhënave në kohë reale është një domosdoshmëri për hartimin e politikave të bazuara në prova, veçanërisht në Arsim.

Barometri ne fjale eshte I nje rendesie te vecant, per shkak se krijon lidhjen ndermjet Institucioneve perkatese, dhe nderlidh informacionin mes tyre, si vijon:

  1. Agjensioni per Punesim – APRK
  2. MASH – Sistemi Informativ i Menaxhimit te Arsimit / EMIS
  3. MASH – Sistemi Informativ i Menaxhimit te Arsimit te Larte / HEMIS
  4. Administrata Tatimore e Kosoves
  5. Agjensionit per regjistrimin e bizneseve ne Kosovë
  6. Agjensionit per regjistrim Civil të Kosovës
  7. Agjensionit per Regjistrim Pensional të Kosovës
  8. Agjensionit te Kombetar te Kualifikimeve në Kosovë
  9. Agjensionit Kombetar per Sigurim te Cilesise të Kosovës
  10. Agjensionit Statistikor te Kosoves