×

News

ALLED2 filloi me zhvillimin e 12 standardeve të profesionit

ALLED2 në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MAS) dhe Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK / MPMS) ka iniciuar zhvillimin e 12 standardeve të profesionit.

Zhvillimi i 12 (dymbëdhjetë) Standardeve të Punës (në katër sektorë nën vëmendjen specifike të ALLED2: Bujqësia, Përpunimi i Ushqimit, Inxhinieri Mekanike dhe Energjia), siç janë të renditura më poshtë:

Kodi 3114 Teknikë të Inxhinierisë Elektronike
Kodi 3143 Teknikë të Pylltarisë
Kodi 5131 Kamarierë
Kodi 6123 Teknikë të Bletarisë
Kodi 7132 Teknikë ë ngjyrosjes dhe llakerimit
Kodi 7213d Metalpunuesë (automjeteve)
Kodi 7233 Mekanikë dhe Riparues të Makinerive Bujqësore dhe Industriale
Kodi 7412 Mekanikë Elektrik dhe Montues
Kodi 7421 Mekanikë dhe Servisues Elektronikë
Kodi 7513 Prodhues të produkteve të qumështit
Kodi 7515 Provues dhe klasifikues të ushqimit dhe pijeve
Kodi 8112 Operatorë impianti përpunimit të mineraleve dhe gurëve