×

News

Vizita në Shkollën Profesionale “Skender Luarasi” në Suharekë nga Përfaqësuesit e ADA

Institucioni i Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Skender Luarasi” në Suharekë është një nga 20 shkollat e mbështetura nga Projekti ALLED2. Sot, këtë institucion e vizituan për herë të parë z. Roman Fürnschuß, menaxher programi në ADA, Vienë, dhe znj. Rita Glavitza, udhëheqësja e sapoemëruar e Agjensionit Austriak për Zhvillim – ADA në Prishtinë. Trajnimet e vazhdueshme dhe pajisjet e siguruara nga Projekti ALLED2 kanë kontribuar në reformimin e mëtejshëm të procesit të mësimdhënies dhe të mësimnxënies në këtë shkollë, duke përgatitur drejtpërdrejt nxënësit me njohuri dhe aftësi të nevojshme për t’u përballur me tregun e punës.

Bizneset e Suharekës janë gjithashtu partnerë dhe kontribues të rëndësishëm në ofrimin e mësimit në vendin e punës, si dhe në zbatimin e modelit të mësimit dual. Megjithatë, praktika e njohurive në laboratorët e shkollës konsiderohet një nga shtyllat kryesore të mësimdhënies dhe trajnimit në këtë institucion.

Një falënderim i veçantë i shkon drejtorit, z. Hamdi Bytyqi, për përkushtimin, profesionalizmin dhe menaxhimin e shkollës, e cila po shndërrohet në një pikë referimi edhe për shkollat e tjera të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë.