×

News

Thirrje për Tender

Agjencia Austriake për Zhvillim po e zhvillon një procedurë të hapur tenderimi për projektin “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës, ALLED Faza II” financuar nga Bashkimi Evropian si pjesë e IPA II, 2017 për Republikën e Kosovës, me bashkëfinancim nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim. Një nga qëllimet kryesore të ALLED2 është të synojë ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve të ofruesve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) dhe drejt mbështetjes së disa shkollave të AAP-së dhe Qendrave të Aftësimit Profesional (QAP) me pajisje moderne të nevojshme për mësimin praktik për të ofruar trajnime të AAP-së. Programet e bazuara në standardet dhe kualifikimet profesionale të cilat plotësojnë nevojat e tregut të punës dhe industrisë së Kosovës.

Tenderi është për furnizime në 4 lote (pajisje IT; inxhinieri mekanike dhe energjitike; bujqësi dhe përpunim ushqimor; platformë AR/VR dhe pajisje përkatëse).

Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve: 20 qershor 2022, ora 17:00 (CET). Njoftimi zyrtar i tenderit publikohet në këtë link.

Lidhja mund të gjendet direkt në tekstin e mësipërm si hiperlidhje, për informimin tuaj, kjo është edhe lidhja përkatëse: https://ted.europa.eu/udl?uri=TED:NOTICE:289059-2022:TEXT:EN:HTML&src=0