×

News

Projekti ALLED2 mbajti punëtorinë lidhur me Planifikimin e Proceseve Mësimor

Udhëheqësja e projektit #ALLED2 Znj. Efka Heder me kënaqësinë më të madhe iu uroi mirëseardhje përfaqësueve te Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës, Sherbimit Korrektues të Kosovës, si dhe drejtorëve të Qendrave të Aftësimit Profesional poashtu dhe Koordinatorëve të Cilësisë, në Punëtorinë lidhur me Planifikimin e Proceseve Mësimore!

Dr. Anton Gojani, koordinator për Sigurim të Cilësisë dhe Arsim të Larte në projektin #ALLED2 deklaroi se është thelbësore të kuptohet rëndësia e zhvillimit të përhershëm të kulturës së Sigurimit të Cilësisë. “Cilësia është baza e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Dr. Gojani.

Znj. Ferdeze Agaj Mehmeti Zyrtare e Lartë për Sigurim të Cilësisë nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës shfrytëzoi rastin për të falënderuar ekipin e projektit #ALLED2 për kontributin e madh në Sigurimin e Cilësisë dhe për më tepër për bashkëpunimin dhe koordinimin shumë të dobishëm me të gjitha institucionet e vendit.

Znj. Tefta Bytyqi, Udhëheqëse e sektorit për arsimim,programe dhe aftësim professional, Drejtorati për tratim të burgosurve, shprehu një vlerësim të madh për projektin #ALLED2 dhe gjithë ekipin, për mbështetjen dhe lehtësimin e këtyre proceseve shumë të rëndësishme.

Ekspertja e projektit #ALLED2 znj. Lindita Ibishi ka mbajtur trajnimin me drejtorët e Qendrave të Aftësimit Profesional dhe koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë duke përfshirë ata nga Qendrat Korrektuese të Kosovës në punëtorinë lidhur me planifikimin e proceseve mësimore.