×

News

Projekti ALLED2 lansoi onlin EntreComp: “Kornizën e Kompetencës së Ndërmarrësisë”

“EntreComp” përshkruan ndërmarrësinë si një kompetencë të përjetshme, identifikon cilat janë elementet që e bëjnë dikë ndërmarrës dhe i përshkruan ato për të krijuar një referencë të përbashkët për iniciativat që merren me të mësuarit ndërmarrës.

“EntreComp” është dokumenti bazë në BE qe ndihmon në zhvillimin e kompetencave sipërmarrëse për të trajtuar sfidat ekonomike, sociale dhe kulturore.

Gjatë prezantimit Znj. Efka Heder, udhëheqësja e projektit ALLED2 drejtoi prezantimin duke deklaruar rëndësinë e ENTRECOMP “Kornizën e Kompetencës së Ndërmarrësisës” duke deklaruar se “Ndërrmarrësit e së nesërmes janë sot në shkollat ​​tona ndërsa shkollat ​​kanë një rol të rëndësishëm për të luajtur në ndërtimin e EkoSistemit Ndërmarrës si një Fole e Ndërrmarrësisë

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Qeverinë e Kosovës Znj. Rozeta Hajdari dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Znj. Arberie Nagavci falënderuan ALLED2 për këtë kontribut të madh në Kosovë, duke lansuar zyrtarisht ENTRECOMP në Gjuhën shqipe dhe serbe.