×

News

Projekti ALLED2 ka zhvilluar punëtorinë e parë lidhur me Shtojcën e Diplomës me të gjitha Universitet Publike të Kosovës.

Projekti ALLED2 ka zhvilluar punëtorinë e parë lidhur me Shtojcën e Diplomës me të gjitha Universitet Publike të Kosovës.
Prezenca e përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim y tregon përkushtimin dhe vullnetin për të shtyrë përpara këtë proces të rëndësishëm për Arsimin e Lartë në Kosovë!

Udhëheqësja e Projektit ALLED2 iu urojë mirëseardhje drejtorit të Departamentit për Arsim të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Z. Burim Gashi, drejtorit te Agjencisë së Kosovës për Akreditim Z. Naim Gashit, si dhe përfaqësuesve të të gjitha institucioneve publike të Arsimit të Lartë në Kosovë, duke i falenderuar për kontributin e dhënë në mbështetje të Shtojcës së Diplomës, Z. Naim Gashit, si dhe përfaqësuesve të të gjitha institucioneve publike !

Z. Burim Gashi, drejtor i departamentit për Arsim të lartë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit tha se Baza Ligjore për implementimin e Shtojcës së diplomës në Arsimin e lartë në Kosovë- Udhëzimi Administrativ Nr. 02/2012. Ky udhëzim i zhvilluar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shërben si kornizë ligjore për Implementimin e Shtojcës së Diplomës në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës.
Z. Gashi poashtu përgëzoi projektin #ALLED2 për mbështjetjene një procesi pjesëmarrës në standardizimin dhe zbatimin e Shtojcës së Diplomës në Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Naim Gashi, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim vlerësoi se:
“Projekti ALLED2 për shtojcën e diplomës tek të gjithë të diplomuarit në universitetet publike në Kosovë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për procesin e akreditimit në Kosovë, pasi që qartëson në detaje se cila është fusha e studimit që mbulon një posedues i diplomës. Shtojca e diplomës është me rëndësi edhe për ndërlidhjen e sistemit të arsimit me tregun e punës, sepse sektori privat më me saktësi informohet për shkathtësitë që i ka fituar gjatë studimeve një i diplomuar dhe sa janë ato në harmoni me kërkesat e tregut”

Dr. Anton Gojani gjatë punëtorisë me Universitet Publike në Kosovë për Shtojcën e Diplomës, deklaroi se në zinxhirin e ciklit të Sigurimit të Cilësisë në Arsim të Lartë, shërbimet e studentëve janë kyçe për përmirësimin e cilësisë dhe një hap shumë i rëndësishëm drejt zhvillimit të vazhdueshëm të kulturës së Sigurimit të Cilësisë, për të përmbushur pritshmëritë e studentëve dhe të nevojave socio-ekonomike të vendit.

Prof.Dr. Ferdije Zhushi Etemi, eksperte e Projektit ALLED2 për Arsim të Lartë dhe Sigurim të cilësisë, në përkrahje të punëtorisë për Shtojcën e Diplomës, me përfaqësues nga shtatë Universitete Publike në #Kosovë