×

News

Projekti ALLED2 ka finalizuar 8 Memorandume të Mirëkuptimit mes 8 shkolla te mesme profesionale dhe kompanisë së mirënjohur Korporata Meridian

Projekti ALLED2 në vazhdën e aktiviteteve të tij në përkrahje të bashkëpunimit mes institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Sektorit Privat, ka arritur që të finalizojë 8 Memorandume të Mirëkuptimit si marrëveshje bashkëpunimi mes kompanisë së mirënjohur Korporata Meridian, duke përfshirë edhe Meridian CorporationSPAR Kosova, Meridian Express dhe BUKA Bakery me 8 shkolla te mesme profesionale nga 8 komuna të Kosovës, sic janë shkolla SH.M.A.T. “Abdyl Frasheri” Teknologji ushqimore- PrishtineSHME “Kadri Kusari” Gjakovë faqja zyrtare, SHMLP ” Selajdin Mullaabazi – MICI “SHME”Ali Hadri”PejëShkolla e Mesme Teknike “Fehmi Agani” KLINËSHMLT “Arkitekt Sinani” – Mitrovicë Zenel Hajdini – Ferizaj , dhe IAAP “Jonuz Zejnullahu” – Viti. Këto marrëvshje të bashkëpunimit do të realizohen në kuadër të sektorit të Procesimi të Ushqimit, sektor ky i përkrahur nga projekti ALLED2, me mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit edhe në sektorë tjerë në të cilët operon Korporata Meridian.

Z. Agon Dula – Kordinator për Bashkapunim mes Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe Sektorit Privat në kuadër të projektit ALLED2, u shpreh shumë i lumtur me nënshkrimin e këtyre Memorandumeve të Bashkëpunimit mes shkollave profesionale të përkrahura nga ALLED2 dhe Korporates Meridian, ku theksoi rëndësinë që ka ky bashkëpunim si për institucionet e Arsimit Profesional, ashtu edhe për vetë Korporates Meridian, duke nënvizuar mundësitë e shumta që rrjedhin nga ky bashkëpunim, si në aspektin e zhvillimit të shkathtësive praktike të nxënësve në një ambient biznesor të suksesshëm, poashtu edhe në kuptim të identifikimit të kandidatëve potencial nga ana e Meridian Group për t’i punësuar këta të rinj pas kryerjes së pjesës praktike të të mësuarit në kompaninë e tyre. Projekti ALLED2 në vazhdimësi ka pasur një bashkëpunim dhe koordinim të mrekullueshëm me sektorin privat sikurse në këtë rast me Korporaten Meridian të cilët kanë qenë të gatshëm gjithmonë që të japin kontributin e tyre në kuadër të zbatimit të shumë aktiviteteve në kuadër të projektit ALLED2.

Drejtori i Burimeve Njerëzore të Korporates Meridian z. Abdylkerim Ratkoceri e vlerësoi si një mundësi shumë të mirë dhe vlerë të shtuar si për kompaninë ashtu edhe për nxënësit e shkollave profesionale, realizimin e punës praktike në kompaninë e tyre sipas praktikave dhe standardeve ndërkombëtare si dhe krijimin e mundësive për punësimin e tyre. Shkathtësitë që nxënësit do të përfitojnë në Korporaten Meridian do të jenë të shumëfishta për zhvillimin e tyre professional, duke pasur parasysh partneritetet e shumta që ka kompania si përfaqësues të brendeve të shtrira në nivel global. Z. Ratkoceri theksoi se puna brenda kompanisë zhvillohet sipas standardeve dhe praktikave bashëkohore e cila do të luaj rol të rëndësishëm tek nxënësit përmes zgjerimit të njohurive dhe përgatitjes së tyre në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Z. Kushtrim Zebica, ekspert i angazhuar në këtë aktivitet në kuadër të projektit ALLED2, theksoi se Korporata Meridian janë shembull i shkëlqyeshëm i suksesit në zhvillimin e biznesit në mjedisin biznesor të Kosovës. Bizneseve të tilla duhet t’ju kushtohet vëmendje e veçantë dhe t’ju ofrohet përkrahje më e madhe institucionale në kuadër të bashkëpunimt me shkolla profesionale, si rruga e duhur drejt zhvillimit të shkathësie tëk të rinjët tanë, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe promovimit të potencialit që ka Kosova.