×

News

Përforcohet bashkëpunimi ndërmjet IAAP dhe sektorit privat: Nënshkruhen marrëveshje të reja me VIVA Fresh

Për të intensifikuar bashkëpunimin ndërmjet Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP) dhe sektorit privat, si dhe për të siguruar cilësinë e mësimit në vendin e punës (MVP), janë nënshkruar së fundmi gjashtë marrëveshje të reja me kompaninë VIVA Fresh.

Nxënësit e institucioneve të ndryshme, si “Ismail Dumoshi” në Obiliq, “Ali Hadri” në Pejë, “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, “Jonuz Zejnullahu” në Viti, “Fehmi Agani” në Klinë dhe “Sahit Baftiu” në Gjilan, kanë nënshkruar kontrata për zhvillimin e mësimit praktik në vendin e punës.

Drejtorët dhe koordinatorët e institucioneve përkatëse të IAAP janë vlerësuar për kontributin e tyre, ndërsa një falemnderim i veçantë i është drejtuar edhe znj. Bardhe Boshnjaku, zyrtare e IAAP në VIVA Fresh, për angazhimin dhe profesionalizmin që ka treguar gjatë këtij procesi.

Ky hap është pjesë e projektit ALLED2, i cili mbështet reformimin e vazhdueshëm të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) në Kosovë.