×

News

Ngritja e kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Aftesimit Profesional (CB VET)

EACEA do të zbatojë ngritjen e kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Aftesimit Profesional (CB VET), një veprim i ri i Programit Erasmus +.

ID-ja e thirrjes është: ERASMUS-EDU-2022-CB-VET


Udhëzuesi i Programit Erasmus+ që përmban të gjithë informacionin përkatës është i disponueshëm në 24 gjuhë zyrtare të BE-së këtu : https://erasmus-plus.ec.europa.eu/programme-guide/erasmusplus-programme-guide

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 31 Mars 2022 (17:00, koha e Brukselit).

Aplikanti mund të jetë çdo organizatë publike dhe private aktive në fushën e AAP-së dhe e themeluar ligjërisht në një Shtet Anëtar të BE-së ose në një vend të tretë të kualifikuar të lidhur me Programin (Maqedonia e Veriut Serbi, Islanda Lihtenshtajni Norvegjia Turqi). Aplikanti aplikon në emër të të gjitha organizatave pjesëmarrëse të përfshira në projekt.

Organizatat nga vendet e treta të pranueshme që nuk janë të lidhura me programin Erasmus+ mund të jenë partnerë në aplikime. Mund të jetë e vështirë për ta që të gjejnë partnerë evropianë që mund të paraqesin një projekt, prandaj dokumenti i bashkëngjitur është përgatitur për t’i mbështetur ata në atë kërkim.