×

News

Konferenca e lansimit të Shtojcës së Diplomës

Udhëheqësja e projektit #ALLED2 Znj. Efka Heder iu uroi mirëseardhje përfaqësuevse të European Union in Kosovo Austrian Development Agency, Konferencës së Rektorëve, Universiteteve dhe institucioneve të Kosovës, në konferencen e lansimit të Shtojcës së Diplomës.

Zv.Ministri në Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Prof.Dr. Dukagjin Pupovci uroi ekipin e projektit #ALLED2 për këtë arritjen të madhe! Shtojca e Diplomës është një pjesë tejet e rëndësishme në Arsimin e Lartë në Kosovë.

Z/Ministri Pupuvci theksoi rëndësinë e procesit dhe zhvillimit të përgjithshëm të Shtojcës së Diplomës.

Z. Stergios Tragoudas, Programme Manager në European Union in Kosovo theksoi rëndësinë e Shtojcës së Diplomës brenda Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë.Ai përgëzoi ekipin e projektit #ALLED2, të gjithë partnerët dhe institucionet përgjegjëse në finalizimin e këtij misioni të rëndësishëm.

Prof.Asoc.Dr.Artan Nimani, Presidenti i Konferencës së Rektorëve vlerësoi lartë punën e projektit #ALLED2 dhe falenderoi të gjitha Universitetet për kontributin dhe përkushtimin gjatë proceseve të zhvillimit të Shtojcës së Diplomës “Sot është një ditë e veçantë për e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Znj. Albulena Bylykbashi Zaimi, Programme Manager në @ADCinKosovo, përshëndeti punën dhe përkushtimin e ekipit të projektit #ALLED2 në lidhje me Shtojcën e Diplomës!Në emër të Austrian Development Agency znj. Zaimi rikonfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e Austrisë për Arsimin e Lartë në Kosovë.

Dr. Anton Gojani, Koordinatori per Sigurim të Cilësisë dhe Arsim të Lartë deklaroi që: zbatimi i Shtojcës së Diplomës lehtëson komunikimin mes punëdhënësve dhe të diplomuarve, duke mundësuar përafrimin e kualifikimeve me kërkesat e tregut të punës, në këtë mënyrë rrit transparencën e kualifikimeve dhe u mundëson studentëve progres dhe mobilitet!

Kurse ekspertja e jashtme e projektit #ALLED2, profesoresha Ferdije Zhushi Etemi bëri prezantimin e Shtojcës së Diplomës , duke përfshirë të gjitha proceset dhe rezultate.