×

News

Fuqizimi i Cilësisë në Arsimin dhe Aftësimin Profesional: Trajnimi Dyditor në Prishtinë

Në kuadër të angazhimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) dhe Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, në vazhdim të iniciativës rajonale Education Reform Initiative of South Eastern Europe (ERI SEE), u organizua një trajnim dyditor për vlerësues të jashtëm me Inspektor të Arsimit në Kosovë. Tema kryesore e trajnimit ishte: “Rritja e Cilësisë së Arsimit dhe Aftësimit Profesional”, mbështetur nga Projekti ALLED2.

Ky trajnim bashkoi ekspertë dhe profesionistë nga fusha e arsimit, me synimin për të:

Fuqizuar praktikat e vlerësimit të jashtëm.

Forcuar standardet e cilësisë në arsimin profesional.

Zbatuar në mënyrë efektive Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikata, duke dëshmuar përfundimin me sukses të programit dhe angazhimin e tyre për të kontribuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit profesional në vend.

Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve kombëtare dhe përmirësimit të standardeve në arsim, duke siguruar që proceset e vlerësimit të jashtëm të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit arsimor në Kosovë.