×

News

Dëgjojeni zërin e bizneseve! Prezantimi i Barometrit të Shkathtësive të Kosovës 1.0”

Me 14 Dhjetor 2021, projekti ALLED2 i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim, prezantoi Barometrin e Shkathtësive të Kosovës 1.0” në praninë e asociacioneve të biznesit, donatorëve dhe institucioneve të Kosovës!

Për herë të parë në Kosovë, Barometri i Shkathësive është themeluar disa muaj më pare, për t’i shërbyer nevojave të punëdhënësve dhe politikë-bërësve duke mbështetur Odën Ekonomike të Kosovës – OEK për zhvillimin sistematik të Vlerësimit të Nevojave për Trajnim/Barometri i Shkathtësive, si një mjet për planifikimin e AAP dhe për zbulim të strukturuar dhe sistematik të aftësive/kompetencave të ardhshme të nevojshme në tregun e punës.

Barometri i Shkathtësive në Kosovë do të mbështesë fuqimisht hartimin e politikave të bazuara në dëshmi, planifikimin dhe reformat, si dhe planifikuesit e ardhshëm të karrierës në lidhje me kërkesën për aftësi specifike dhe punë të nevojshme për tregun e punës.

Në këto kohë të trazuara Arsimi dhe Trajnimi (E&T) duhet të reagojnë zgjuar dhe ndaj ndryshimeve të shpejta për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social.

Ky barometer i Kosovës nxitë bashkëpunimin e strukturuar ndërmjet sektorit privat dhe arsimit, duke parashikuar nevojat që do të nevojiten për tre deri në pesë vitet e ardhshme në tregun e punës në Kosovë. Kjo, në të njëjtën kohë, do të shërbejë si mekanizëm për balancimin e mungesës së aftësive dhe përafrimin me nevojat e tregut të punës.

Mjeti i Barometrit të Shkathësive në Kosovë do të ndihmojë palët e interesuara që të vlerësojnë trendet aktuale dhe të ardhshme në zhvillimin e aftësive dhe mungesën e aftësive në Kosovë dhe rëndësinë e përgjigjes nga institucionet e trajnimit (IAL, AAP, QAP), e cila përfshinë: Analizën e nevojave për trajnim dhe ofrimin e Barometrit të Shkathtësive një koncept/raport studimi duke përfshirë rekomandime.

Prezantimi i Barometrit të parë të Shkathtësive në Kosovë 1.0 do të përfshijë gjetjet e tendencave aktuale dhe të ardhshme në zhvillimin e aftësive dhe mungesën e aftësive në tre deri në pesë vjet në Kosovë dhe rëndësinë e përgjigjes nga institucionet arsimore (IAL, AAP, QAP), të cilat përfshinë: Analizën e Nevojave për Trajnim dhe Barometrin e Aftësive që ofron një raport studimi duke përfshirë rekomandime.

Udhëheqësja e ekipit ALLED2 Znj. Efka Heder përshëndeti pjesëmarrësit prezent në sallë si dhe ata online dhe përgëzoi komunitetin e biznesit të Kosovës për përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre për të prirë në zhvillimin e mencur, inovativ dhe ndërrmarrës të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në vend!

Znj. Majlinda Rizvanolli Bajraktari – Këshilltare e Jashtme për Arsimin dhe Aftësimin Profesional AAP në Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit theksoi rëndësinë e “Barometrit të Shkathtësive të Kosovës 1.0” për përforcimin e marrëdhënieve mes Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe nevojave të tregut të punës.

Z. Berat Rukiqi, President i Oda Ekonomike E Kosoves vlerësoi lartë ekipin #ALLED2 së bashku me ekspertët dhe përgëzoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me antarët e Odës. “Ky barometër do të jetë një bazë solide dhe një instrument që duhet t’i qëndrojë kohës”, tha zoti Rukiqi!

Z. Stergios Tragoudas, menaxher i programeve në arsim dhe hulumtim nga European Union Kosovo vlerësoi lartë ngjarjen dhe “Barometrin e Shkathtësive të Kosovës 1.0”. “Projekti ALLED2 vazhdimisht po zhvillon dhe prezanton një sërë aktivitetesh inovative”- theksoi z.Tragoudas.

Znj. Albulena Bylykbashi Zaimi- Menaxhere e programeve në Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Bashkëpunim pohoi se “Barometri i Shkathtësive në Kosovë 1.0” do të jetë një kontribut i madh në fushën e aftësimit profesional të fuqisë punëtore. “Ne synojmë që së bashku me Oda Ekonomike E Kosoves të ngrisim kapacitete e qëndrueshme të Kosovës për mbledhjen e këtyre të dhënave të cilat do të informojnë politik bërësit por edhe planifikimin e shkathtësive në përgjithësi”- ka thënë Znj. Zaimi!

“Përmes këtij mekanizmi, të cilin e kemi quajtur Barometri i Shkathtësive të Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës do të mund t’i ofrojë qeverisë dhe institucioneve të tjera relevante të dhëna për aftësitë që do të mblidhen çdo tre vjet, si inpute të rëndësishme strategjike për zhvillimin e arsimit të duhur si dhe politikat e punësimit”- ka thënë Z.Agon Dula, kordinator per AAP dhe Sektorin Privat ne projektin #ALLED2 gjatë prezantimit të “Baromotrit të Shkathtësive të Kosovës 1.0”

Barometri i Shkathtësive të Kosovës 1.0 u prezantua nga profesor Besnik Krasniqi dhe profesor Iraj Hashi, në cilësinë e eksperateve të projektit ALLED2.