×

News

Ceremonia e pranim-dorëzimit të paisjeve të avancuara të Inxhinierisë Mekanike dhe Energjetikës

Më 28 shkurt 2025, Projekti ALLED2 organizoi një ceremoni për pranim-dorëzimin dhe transferimin e pajisjeve të avancuara të Inxhinierisë Mekanike dhe Energjisë. Me këtë rast, Znj. Rita Glavitza, udhëheqëse e zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) në Kosovë, theksoj ndikimin transformues të kësaj iniciative në arsimin dhe aftësimin në shkollat profesionale, qendrat e aftësimit profesional dhe fakultetet publike. Ajo theksoi se projekti, i financuar nga Bashkimi Europian (BE) dhe ADA, nuk është vetëm një investim në paisje, por në aftësitë dhe njohuritë e studentëve dhe mësimdhënësve, në vecanti. Vlera e gjithëmbarshme e këtij investimi është, EUR 606,678 dedikuar 10 institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional, 3 qendrave të aftësimit profesional dhe 2 fakultete publike të Universitetit të Prishtinës.

Znj. Glavitza theksoi gjithashtu se iniciativa shkon përtej ofrimit të pajisjeve, duke u fokusuar në zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, duke nënvizuar se mësimdhënësit kanë kaluar trajnimin përkatës për të integruar teknologjinë e avancuar në metodat e tyre mësimore, duke i fuqizuar ata për të kultivuar mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe inovacionin tek nxënësit dhe studentët. Ajo theksoi se ky ndryshim, do të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe do të sigurojë që të diplomuarit të jenë të përgatitur mirë për karriera në Inxhinierinë Mekanike dhe të Energjisë.

Kjo iniciativë, u ofron studentëve qasje në teknologji të avancuar, duke ndërlidhur hendekun midis teorisë dhe praktikës dhe duke i përgatitur ata më mirë për tregun e punës.

Në fund konkludoi, duke uruar jo vetëm dorëzimin e suksesshëm të paisjeve, por edhe për progresin e nevojshëm për një të ardhme më të ndritur për arsimin dhe industrinë, duke mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit, ndërtuar mbi aftësi, njohuri dhe inovacion.