×

News

ALLED2 mbajti trajnimin dy-ditor me Drejtorët e Shkollave dhe koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë

Udhëheqësja e ekipit ALLED2 Znj. Efka Heder ndërsa përshëndeti drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e Sigurimit te Cilesese deklaroje se “Mësuesit janë heronj të së tashmes dhe shkollat ​​janë qendra e një të ardhmeje më të ndritur” Ajo përshëndeti dhe falënderoi pjesëmarrësit qe që ishin pjesë e këtij trajnimi me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të proceseve


“Jam e lumtur që jam pjesë e këtij trajnimi shume te rendesishem për drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e Sigurimit te Cilesese. Eshte tejet e rëndësishme të qëndroni të përkushtuar dhe të punoni së bashku drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta për përmirësimin e sistemit”, tha zonja Valbona Fetiu Mjeku Udheheqese e departamentit për Sigurim te Cilesise & Standarde në Ministrine e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit gjatë trajnimit!

Dr. Anton Gojani Koordinator për Sigurimin e Cilësisë dhe Arsimin e Lartë shprehu qartë rëndësinë e Cilësisë! “Cilësia është çelësi për sistemin e përgjithshëm të zhvillimit të arsimit në Kosovë dhe në mbarë botën”! “Nëse bëni mirë, gjithmonë mund të bëni më mirë!” – doktor Gojani

Ekspertja e ALLED2 znj. Lindita Boshtrakaj gjatë trajnimit me Koordinatorët e Sigurimit te Cilesese dhe Drejtoret e Shkollave, shpjegoi në tërësi dhe përdori teknika të ndryshme që duheshin ndjekur në raportet e vetëvlerësimit duke filluar nga bazat deri te përmirësimi dhe finalizimi i raporteve, të cilat janë hartuar nga shkollat.


Z. Skender Boshtrakaj, Koordinator për Qeverisjen në ALLED2 ishte i kënaqur të mirëpresë të gjithë Drejtorët e Shkollave dhe Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë në ditën e dytë të trajnimit, me fokus Planifikimin Financiar për Sistemin e AAP-së në Kosovë- Propozim për Përmirësim!


Prof. Dr. Edmond Hajrizi, rektor i Universitetit të Biznesit dhe Teknologjisë prezantoi platformën në internet të Planifikimit Financiar për Sistemin AAP në Kosovë duke theksuar rëndësinë e diferencimit të planifikimit financiar midis arsimit të përgjithshëm dhe AAP. Ai falënderoi ALLED2 dhe palët e interesuara për bashkëpunimin e madh.