×

News

ALLED2 mbajti takimin e pare të grupit punues për përgaditjen e draftdokumentit të politikave dhe dispozitave ligjore për njohjen e përvojës dhe mësimit paraprak të mësimdhënësve të AAP-se

Udhëheqesja e ekipit #ALLED2 znj. Efka Heder përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit e emëruar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në takimin e pare të grupit punues për përgaditjen e draftdokumentit të politikave dhe dispozitave ligjore për njohjen e përvojës dhe mësimit paraprak të mësimdhënësve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) dhe perspektiven e kualifikimit dhe licensimit të tyre.

“Sot është një ditë e mirë për të bërë një hap tjetër përpara qëndrueshmërisë”, tha znj. Heder në fjalën e saj hyrëse!

Znj. Majlinda Rizvanolli Bajraktari, Këshilltare e Ministres në Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit falënderoi projektin #ALLED2 dhe të gjithë pjesëmarrësit që janë pjesë e këtij grupi punues përgaditjen e draftdokumentit të politikave dhe dispozitave ligjore për njohjen e përvojës dhe mësimit paraprak të mësimdhënësve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) dhe perspektiven e kualifikimit dhe licensimit të tyre si prioritet i MESTI-it.

“Mësimdhënësit janë agjentë dhe promovues të zhvillimit të përhershëm. Cilësia është e lidhur ngushtë me zhvillimin e përhershëm profesional të mësuesve që mundëson krijimin e kulturës së cilësisë.Kualifikimi i mësimdhënësve të AAP-së është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të sistemit të përgjithshëm të AAP-së në Republikën e Kosovës” ishin fjalët e Dr. Anton Gojani-t, koordinator për Sigurim të Cilësisë dhe Arsim të lartë, në takimin e parë të grupit punues lidhur me njohjen e pervojes paraprake te mesidhenesve te AAP-s!