×

News

ALLED2 mbajti punëtorinë mbi Konsolidimin e Brendshëm të Sistemit të Sigurimit të Cilësisë në Qendrat e Aftesimit Profesional


Drejtorët e QAP -ve dhe Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë kane marr pjesë në trajnim ku kane rishikuar dhe diskutuar draft Rregulloren për Cilësinë në QAP -të


“Cilësia duhet parë si një proces i përhershëm i përmirësimit që kontribuon në zhvillimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit”, tha Dr. Anton Gojani drejtorëve të QAP -së dhe Koordinatorëve të QA ndërsa i falënderoi ata për kontributin e tyre të madh në këtë trajnim si pjesë e aktiviteteve të Sigurimit te Cilesise në projekt.


Udhëheqësja e ekipit ALLED2 Znj. Efka Heder gjatë trajnimi tha se është e nderuar që është e rrethuar nga profesionistët në sistemin e Sigurimit te Cilesise, dhe theksoi se Cilësia është çelësi kryesor për të siguruar çdo hap strategjik përpara dhe për të garantuar pjekurinë e sistemeve!


Znj. Ferdeze Agaj-Mehmeti nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës falënderoi projektin ALLED2 për organizimin e trajnimit dhe theksoi se është vendimtare që drejtorët e QAP-së dhe Koordinatorët e Sigurimit te Cilesise të jenë pjesë e këtyre trajnimeve dhe të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të sistemit.


Ekspertja e ALLED2 Znj. Lindita Boshtrakaj përveç draft Rregullores për SC në QAP dhe u pajtua me hapat e nevojshëm për të konsoliduar sistemin e SC brenda QAP-ve, gjatë trajnimit, ajo nisi përgatitjet për procesin e vetëvlerësimit për QAP-të me drejtorët dhe koordinatorët e Sigurimit te Cilesise !