×

News

ALLED2 mbajti punëtorinë dy ditore lidhur me zhvillimin e konceptit për gjenerimin e të hyrave në IAAP publike në Kosovë!

Udhëheqësja e projektit #ALLED2 Znj. Efka Heder iu urojë mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës#AVETAE drejtorët e shkollave dhe koordinatorët e Sigurimit të Cilësise, drejtorëve të Qendrave të Aftësimit Profesional, si dhe koordinatorëve të Sigurimit të Cilesise, poashtu edhe te gjitha institucioneve tjera relevante në punëtorine lidhur me zhvillimin e konceptit për gjenerimin e të hyrave në IAAP publike në Kosovë!

Znj. Majlinda Rizvanolli Bajraktari , Këshilltare e Ministrës në Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit falenderoi projektin #ALLED2 si dhe të gjithë pjesëmarresit, duke thekësuar rendësinë e zhvillimit të konceptit për gjenerimin e të hyrave në IAAP publike në Kosovë, si një prioritet i MASHTIT.

Znj. Jehona Namani Rexha, drejtoreshë e Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës falenderojë projektin #ALLED2 për mbeshtjen lidhur me zhvillimin e konceptit për gjenerimin e të hyrave në IAAP publike në Kosovë që është i një rëndësie të tejet të madhe!

Z. Skender Boshtrakaj, koordinator per Qeverisje në projektin #ALLED2 ka elabouar në detaje punen, procesin dhe pritshmeritë lidhur me zhvillimi i konceptit për gjenerimin e të hyrave në IAAP publike në Kosovë!

Prezantimi i Draft Raportit “Gjenerimi të hyrave ë IAAP publike në Kosovë” është bërë nga ekspertja e projektit #ALLED2 Znj. Jeta IB Bakija

Në ditën e dytë të punëtorisë, Praktikat e shteteve të vendeve të Bashkimit Evropian, është duke u prezantuar nga Profesor Emeritus Michael Carton, Ekspert ndërkombëtar i projektit ALLED2, nga Instituti i Studimeve të larta Ndërkombëtare dhe Zhvillimore, Gjenevë!

Kryetari i Komunës së Istogut, Z. Ilir F. Ferati nderoi ekipën e projektit #ALLED2 dhe të gjithë pjesëmarrësit me vizitën e tij në ditën e dytë të punëtorisë e cila po mbahet në Istog. Z. Ferati falenderoi projektin për punën dhe angazhimin në këtë dikaster, duke i dëshiruar punë të mbarë në angazhimet e reja.

Kur njerëzit e duhur punojnë së bashku, sfidat shndërrohen në mundësi!