×

News

ALLED2 lansoi Dokumentin Strategjik dhe Planit të Veprimit, me saktësisht bashkëpunimit të strukturuar mes AAP-së – Sektori Privat/ OEK

Udhëheqësja e projektit #ALLED2 Znj. Efka Heder me kënaqësi bëri hapjen e ngjarjes së lansimit të Dokumenti Strategjik dhe Planit të Veprimit, me saktësisht bashkëpunimit të strukturuar mes AAP-së – Sektori Privat/ Oda Ekonomike e Kosovës.

Z. Lulzim Rafuna, presidenti i Oda Ekonomike e Kosovës thekësoi që ky dokument strategjik është i një rëndësie tepër të madhe. “Zhvillimi i burimeve njerëzore si dhe bashkëpunimi i strukturuar mes Arsimit dhe Aftësimit Profesional si dhe Sektorit Privat në këtë rast OEK-ut është një nga inputet më të rëndësishme në zhvillimin ekonomik të vendit” .

Z. Stergios Tragoudas, Programme Manager në European Union in Kosovo shprehu kënaqësinë e tij që është pjesë e një arritjeje tjetër të projektit #ALLED2 – Lansimi i Dokumentit Strategjik dhe Planit të bashkëpunimit të strukturuar mes AAP-së dhe Sektorit Privat/ Oda Ekonomike e Kosovës, si një hap kyç përpara!

Shefja e Zyrës në #ADCKOSOVO znj. Sandra Horina përgëzoi projektin #ALLED2 për lançimin e këtij dokumenti strategjik, ndërsa theksoi se bashkëpunimi mes arsimit dhe sektorit privat është i rëndësishëm; për më tepër, vazhdon të mbetet një ndër prioritet për Austrian Development Agency

Z. Agon Dula, koordinatori për bashkëpunim ndërmjet AAP-së dhe sektorit privat në kuadër të projektit #ALLED2, theksoi dhe shpjegoi në mënyrë të plotë procesin dhe zhvillimet e dokumentit strategjik, i cili do të jetë shumë i dobishëm për Oda Ekonomike e Kosovës si dhe forcimin i bashkëpunimit në mes AAP-së dhe Sektorit Privat.

Gjatë ngjarjes së lansimit të Dokumentit Strategjik dhe Planit të Veprimit- bashkëpunimit të strukturuar të AAP – Sektori Privat/OEK, ekspertët e projektit #ALLED2, Prof. Iraj Hashi dhe znj. Ardiana Gashi prezantuan gjetjet kryesore nga Analiza e Situatës si dhe objektivat strategjike dhe planin e veprimit.