×

News

ALLED2 ka finalizuar me sukses Draftin e propozimit te Skemës së Incentivave për Biznese

Znj. Efka Heder, udheheqese e projektit ALLED2 sot hapi punëtorinë ku u prezantua dhe u diskutua Drafti i propozimit te Skemës së Incentivave për Bizneset që duhet propozuar për Qeverinë për të lehtësuar bashkëpunimin mes Bizneseve dhe IAP-ve. Znj. Heder iu uroi mireseardhje përfaqësuesve të institucioneve qeveritare, duke thekesuar rendesine e kesaj punetorie dhe duke inkurajuar kontribut të zellshem nga ana e pjesemarresve për të finalizuar me sukses Draftin e propozimit te Skemës së Incentivave për Bizneset për të lehtësuar dhe zhvilluar më tutje bashkëpunimin të bizneseve me IAAP-të.

Në vazhdën e aktiviteteve të Projektit ALLED2, sot me sukses u mbajt Punëtoria me përfaqësues të institucioneve qeveritare ku u prezantua dhe u diskutua “Drafti i propozimit te Skemës së Incentivave për Bizneset për të fuqizuar bashkëpunimin me institucione të AAP” si propozim për Qeverinë për të lehtësuar bashkëpunimin strukturor në mes të bizneseve dhe IAP-ve. Z. Agon Dula, Koordinator për Bashkëpunim mes Arsimit dhe Aftësimit Profesional si dhe Sektorit Privat theksoi rëndësinë e këtij draft propozimi të skemës së incentivave të mundshme qeveritare duke theksuar domosdoshmërinë e reflektimit të ideve dhe këshillave të të gjitha institucioneve relevante në finalizimin e këtij dokumenti.

Në vazhdën e aktiviteteve të Projektit ALLED2 sot me sukses u mbajt Punëtoria me përfaqësues të institucioneve qeveritare ku u prezantua dhe diskutua “Drafti i propozimit te Skemës së Incentivave për Bizneset” si propozim për Qeverinë për të lehtësuar bashkëpunimin strukturor në mes të bizneseve dhe IAP-ve.Punëtorin me sukses e udhëhoqën Butrint Batalli, Visar Ademi dhe Astrit Rexhaj nga INOVA Consulting.Butrint Batalli në detaje shtjelloj draft propozimi e politikës së incentivave për ndërmarrjet mikpritëse për të bashkëpunuar me institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional AAP-ve, duke elaboruar së bashku me ekspertët tjerë stimujt e propozuar, masat specifike dhe çështjet që ato adresojnë!“Pat një bashkëbisedim profesional, të hapur e konstruktiv me përfaqësuesit e ministrive të linjës dhe agjencive të Qeverisë së Kosovës, ku të gjitha sugjerimet dhe propozimet e pranuara do të reflektohen si rekomandime në kuadër të Politikës së Incentivave”, shtoj z. Batalli

Për të arritur një bashkëpunim më të strukturuar midis #IAAP-ve dhe #SektoritPrivat në Kosovë, projekti #ALLED2 me ekspert Z. Visar Ademi ka zhvilluar një punëtori me institutcionet e Qeverisë së Kosovës ku expertët prezantuan dhe u diskutuan draftin e propozimit te Skemës së Incentivave për Bizneset për të fuqizuar bashkëpunimin me institucione të AAP” si propozim për Qeverinë për të lehtësuar bashkëpunimin strukturor në mes të bizneseve dhe IAP-ve.

Diskutime konstruktive me përfaqësues të institucioneve qeveritare ku u prezantua “Drafti i propozimit te Skemës së Incentivave për Bizneset për të fuqizuar bashkëpunimin me institucione të AAP”.Z. Astrit Rexhaj, expert i projektit #ALLED2 kontribuoi për të finalizuar me sukses Draftin e propozimit te Skemës së Incentivave për Bizneset për të lehtësuar dhe zhvilluar më tutje bashkëpunimin të bizneseve me IAAP-të