×

News

U mbajt punetoria me drejtorët dhe koordinatorët për bashkëpunim me bizneset.

ALLED2 zhvilloi një punetori me drejtorët e shkollave dhe koordinatorët për bashkëpunimin me sektorin privat. Strukturimi dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet IAAP-ve dhe Sektorit Privat është thelbësor për arritjen e kompetencave të duhura të studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës pas diplomimit.


Falë përkushtimit të menaxhmentit të IAAP-ve dhe koordinatorëve te SC, Projekti ALLED2 do të mbështesë fuqishëm këtë komponent dhe do të ndihmojë me ekspertizë për vendosjen e të gjithë studentëve në kompani për praktikë profesionale.