×

News

U mbajt punëtoria e parë me Drejtorë të shkollave dhe Koordinatorë për Sigurim të Cilësisë (KSC) në 20 shkolla partnere të ALLED 2.

Sot, 4 dhjetor 2020, përmbyllëm punëtorinë e parë me Drejtorë të shkollave dhe Koordinatorë për Sigurim të Cilësisë (KSC) në 20 shkolla partnere të ALLED 2.

Punëtoria kishte për qëllim:

  • rikujtimin dhe qartësimin e arsyeshmërisë dhe rëndësisë së ciklit për sigurim të cilësisë në nivel shkolle dhe pritshmërive nga secila fazë e këtij cikli,
  • prezantimin e disa përvojave të sigurimit të cilësisë në nivel shkolle (në arenën ndërkombëtare),
  • definimin e rolit dhe përgjegjësive të të gjitha strukturave të shkollës në sigurimin e cilësisë, dhe
  • inicimin e procesit për konsolidimin e sistemeve për sigurim të cilësisë në nivel të shkollave.            

Kjo punëtori është pjesë e Programit të trajnimit dhe mentorimit për Koordinatorë per Sigurimin e Cilësisë dhe drejtorë të shkollave profesionale, i cili është zhvilluar në kuadër të projektit ALLED 2, në bazë të një vlerësimi paraprak të nevojave të tyre për zhvillim profesional në fushën e sigurimit të cilësisë.

Hapi i rradhës është mbështetja e shkollave përmes mentorimit në konsolidimin e mekanizmave të brendshëm për sigurim të cilësisë.