×

News

Shkollat ​​e AAP-së u trajnuan mbi programin e BE-së Erasmus+ për ngritjen e kapaciteteve në Arsim dhe Aftësim Profesional

Udhëheqësja e ekipit të projektit #ALLED2, znj. Efka Heder mirëpriti të gjitha shkollat ​​e AAP-së në trajnimin mbi programin e BE-së Erasmus+ për ngritjen e kapaciteteve në Arsim dhe Aftësim Profesional!

Ajo inkurajoi të gjithë drejtorët e shkollave dhe Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë që të e shfrytëzojnë këtë mundësi fantastike për të përfituar nga ky trajnim për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve!

Znj. Mimika Dobroshi, Koordinatore në Zyrën Erasmus+ në Kosovë me kënaqësi mirëpriti drejtorët e shkollave të mbështetura nga projekti #ALLED2 dhe Koordinatorët e Sigurimit të Cilësisë në trajnimin mbi programin e BE-së Erasmus+ ngritja e kapaciteteve në AAP. “Le të shërbej ky trajnim si mundësi e mirë për përmisimin e zhvillimit të kapaciteteve tek shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë”, tha Znj, Dobroshi gjatë trajnimit.

Z. Arben Papadhopulli, trajneri nga Mbështetja për Kosovën në Programet e BE-së aktualisht po mban punëtorinë duke pëfshirë hyrjen në projekt propozimin Erasmus+ sii dhe për shkrimin e projekt propozimeve në AAP!Kur njerëzit e duhur mblidhen së bashku, sfidat bëhen mundësi!