×

News

Publikimi i studimit ”Situata aktuale në Arsimin dhe Aftësimin Profesional”.

Me 5 Dhjetor 2019 është mbajtur Konferenca e prezantimit të studimit ”Gjendja Aktuale në Arsimin dhe Aftësimin Profesional”. Studimi është përgatitur me mbështetjen e Projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED 2

Ky studim ka për qëllim analizimin e politikave kombëtare dhe kornizës ligjore, identifikimin dhe analizimin e ofruesve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë, dhe përcaktimin e kritereve për përzgjedhjen e atyre që do të përkrahen nga projekti ALLED2, bazuar në katër sektorët ekonomikë të përzgjedhur, siç janë Bujqësia, Procesimi i ushqimit, Inxhinieria Mekanike dhe Energjia.

Kosova ka popullatën më të re në Evropë dhe ka përdorim të lartë të pajisjeve dixhitale duke u renditur të pestit në Evropë për mbulueshmëri dhe qasje në internet të shtëpive. Prandaj duhet të aplikohet qasja STEEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Ndërmarrësi dhe Matematikë) e cila paraqet bazamentin për horizonte të reja dhe Industrinë 4.0, në përputhje me Agjendën Dixhitale të BE-së dhe frymën ndërmarrëse .

Studimi është realizuar në kuadër projektit ALLED2, duke u bazuar në gjetjet e anketës së realizuar me akterët kryesorë, analizës së nevojave për arsim dhe aftësim relevant për tregun e punës, si dhe analizës së dokumenteve strategjike dhe trendeve Evropiane.

 Gjatë këtij prezantimi janë shpallur 20 shkollat profesionale nga 17 Komuna të Kosovës, të cilat do të përfitojnë nga mbështetja e projektit ALLED  2.