×

News

PO MBAHET PUNËTORIA PËR KOORDINATORË PËR SIGURIM TË CILËSISË

Pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara në kuadër të Modulit 1 të programit “Sigurimi i cilësisë në shkollat profesionale” (të realizuar nga Znj. Lindita Boshtrakaj dhe Znj.Maja Jukic), respektivisht konsolidimit të mekanzimave për Sigurim te Cilesise në nivel të shkollave, ALLED2 sot ka filluar punëtoria  për Modulin 2 të programit e cila do te vazhdoje edhe neser, me2 prill 2021, përmes platformës Zoom.

.

Punetoria përqëndrohet në: thellimin e të kuptuarit të parimeve të cilësisë, sic përcaktohen me KKSC; identifikimin e të dhënave të domosdoshme për vlerësimin e performancës së shkollës në raport me secilin tregues, dhe procesin e mbledhjes së të dhënave për vet-vlerësimin e performancës së shkollës dhe instrumentet e nevojshme.

Udheheqesja e Zyres se ADC ne Kosove, Znj. Sandra Horina ka shprehur kenaqesine dhe nderin e pjesemarrjes ne kete punetori si dhe ka thekesuar mbeshtjeten ne proceset e Sigurimit te Cilesise ne shkollat profesionale ne Kosove.

U.d. Drejtor i AKK-së Z. Avni Gashi, ka falenderuar ADA ne Kosove, ALLED2 dhe te gjithe drejtoret e shkollave se bashku me koordinatoret per sigurimin e cilesise, duke shprehur mbeshtjejen e plote drejt qellimit final ne proces te akreditimit per te gjitha shkollat profesionale publike.

Dr. Anton Gojani, koordinatori per Sigurim te Cilesise dhe Arsim te Larte ne projektin ALLED2 ka falenderuar te gjithe pjesemarresit, duke i inkurajuar drejtoret e shkollave dhe koordinatoret e cilesese ne ngritjen e kapacitetit që në mënyrë efektive te koordinohen ne proceset e vet-vlerësimit dhe të mblidhen të dhëna relevante dhe valide përmes një procesi përfshirës.