×

News

Konstituohet Bordi Këshillëdhënës i ALLED 2

Më 25 shtator, Projekti ALLED2 mbajti takimin e parë të Komitetit të Bordit Këshillëdhënës.

Takimi u kryesua nga Dr. Gunther Zimmer, Këshilltar dhe Drejtor i Vendit për Kosovë në Agjencinë Zhvillimore Austriake (ADA).

Bordi Këshillëdhënës u krijua me sukses për ta siguruar shkëmbimin e strukturuar të njohurive, si dhe për implementimin e shëndoshë dhe efikas të të gjitha aktiviteteve të planifikuara të projektit.

Bordi Këshillëdhënës u informua për aprovimin e suksesshëm të Raportit Fillestar nga Komiteti i Bordit Drejtues dhe Bordit iu prezantuan informatat, sfidat dhe piketat e projektit për periudhën e ardhshme.