×

News

Konstituohet Bordi Drejtues i ALLED 2

Më 24 shtator, Projekti ALLED2 mbajti takimin e parë të Komitetit të Bordit Drejtues.

Takimi u kryesua nga Dr. Gunther Zimmer, Këshilltar dhe Drejtor i Vendit për Kosovë në Agjencinë Zhvillimore Austriake (ADA).

Bordi Drejtues përbëhet nga përfaqësues të nominuar të institucioneve të mëposhtme, përkatësisht:

  • Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA)
  • Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë (ZBEK)
  • Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT)
  • Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Punësimit
  • Fondacioni Evropian i Aftësimit (ETF) – si anëtar jo-votues

Pas shtjellimit të detajuar nga znj. Heders për mbërritjet dhe veprimet e ndërmarra gjatë fazës fillestare, Raporti Fillestar i paraqitur u aprovua njëzëri nga Anëtarët, të cilët në të njëjtën kohë e theksuan punën cilësore dhe arritjet e Ekipit të Projektit gjatë kësaj faze.

Me këtë rast Bordi Drejtues e dha dritën e gjelbër për sektorët që do të përkrahen brenda projektit ALLED 2, përkatësisht:

  1. Bujqësia
  2. Përpunimi i ushqimit
  3. Prodhimtaria dhe përpunimi
  4. Energjia dhe furnizimi me energji elektrike

Në pjesën e dytë të takimit znj. Heder e prezantoi planin për aktivitetet e ardhshme, si dhe një listë të institucioneve arsimore dhe aftësuese për t’u mbështetur nga projekti.

Anëtarët e bordit drejtues rikonfirmuan përkushtimin dhe përkrahjen e tyre të plotë për implementim të suksesshëm të projektit dhe Takimi i ardhshëm i Bordit Drejtues u caktua për në muajin Prill 2020.