×

News

Autori i raportit “Analiza e tregut të punës dhe të aftësive të nevojshme për tregun e punës” te ALLED 2, Profesori Besnik Krasniqi shpërblehet me Çmimin e punimit më të mirë në konferencën më prestigjioze të ndërmarrësisë në Evropë

Javën e kaluar në një nga konferencat më prestigjioze në botë – RENT Entrepreneurship në Berlin, punimi i Besnik Krasnqit profesor në Universitetin e Prishtinës, i cili ështe dhe autori I raportit “Analiza e tregut të punës dhe të aftësive të nevojshme për tregun e punës” te ALLED 2 është shpallur punimi më i mirë në konferencë për sfidimin e dijes ekzistuese në ndërmarrësi (Best Paper Prize for ‘Challenging the conventional wisdom in entrepreneurship’.

Vlenë të theksohet se konferenca shkencore RENT Entrepreneurship së bashku me Babson College Entrepreneurship Research Conference konsiderohen dy konferencat më prestigjioze në botë për ndërmarrësi.