×

News

Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, viziton projektin ALLED 2.

Të premten, më 27 shtator 2019, Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger, vizitoi ambientet e ALLED 2.

Gjatë vizitës, Ambasadori dhe stafi i tij u informuan nga udhëheqësja e ekipit të ALLED 2, znj. Efka Heder, për arritjet dhe veprimet e ndërmarra gjatë fazës fillestare të projektit.

Ambasada e rikonfirmoi përkushtimin dhe përkrahjen e plotë për implementim të suksesshëm të projektit.